• |
ide | kryesore

FOTO/ Kukësi-Partizani, futbollistët me fytyra të shkruara, për një motiv special

Sport



Një shenjë në fytyrë, për cdo futbollist e arbitër që ka zbritur në fushën e Loro Boricit, për supersfidën mes Kukësit e Partizanit. Në fakt, duket si shenjë, sepse bëhet fjalë për një mesazh të shkruar: “Me ty”. Kjo është një fushatë ndërgjegjësuese, kundër dhunës dhe abuzimit më të cilën përballen vajzat dhe gratë shqiptare.

Një mesazh sensibilizues që ka gjetur përkrahjen e futbollit, sepse në ndeshjet e javës së 26 të kampionatit, të gjithë futbollistët, në cdo fushë, do të mbajnë mesazhin #METY.

Një fushatë që është ndërmarrë nga organizata “Të Ndryshëm & Të Barabartë” dhe Qendra për Veprim Social dhe Inovacion (KMOP), mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian, e cila mbështetet edhe nga FSHF.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *