• |
ide | kryesore

Icardi me Argjentinën komplikohet keq. Replika e Messi: “Nuk e di ku donte të dilte…”

Sport



Pasi u kthye të veshë fanellën e Argjentinës 9 muaj pas Botërorit, Lionel Messi gjen kohë të replikojë me Icardi, që në muajt e kaluar kishte folur për një klimë të re e më në fund miqësore brenda dhomave të zhveshjes së Albiceleste: “Me të kam luajtur dy-tre ndeshje besoj – thotë Pleshti për TyC Sports -. Nuk e di cfarë mund ti ketë ndodhur që paska kuptuar se ka probleme brenda dhomave të zhveshjes. Nuk e di cfarë kishte ndërmend të thoshte e ku donte të dilte. Asnjëherë askush nuk është trajtuar keq në kombëtare”.

Messi ka folur edhe për rivalin e tij të madh Cristiano Ronaldo, dueli me të cilin vazhdon tani në distancë: “Kush janë më të mirët në botë? Neymar, Mbappé, Suarez, Aguero. Harrova ndonjë? Jo, Ronaldo është më vete, me mua – thotë argjentinasi -. Të jem i sinqertë, më mungon në Spanjë, ishte bukur të konkuroje me të. Edhe pse më nervozonte kur fitonte tituj do të ishte bukur të ishte akoma këtu. Ta takoj në finalen e Champions? Të arrijmë njëherë, pastaj të shohim kush vjen përballë. Kam shumë respekt për Juventus, një skuadër e madhe, akoma edhe më shumë me Cristianon”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *