• |
ide | kryesore

FOTO/ Kapet shqiptari me 350 kg kanabis në doganën maqedonase

Lajme, Të fundit



Autoritetet doganore në Maqedoninë e Veriut ka bllokuar një sasi të madhe droge prej 350 kg marijuanë në pikën e kalimit kufitar në Tubanoc. Sipas mediave vendase, droga ishte fshehur në një kamion, i cili drejtohej nga një shtetas shqiptar mbi 60 vjeç.

“Gjatë kontrollit të makinës, në 130 paleta të punuara specialë për transport të luleve janë ngarkuar në mjetin transportues, mirëpo gjatë kontrollit doganierët kanë kapur rreth 350 kilogram marijuanë” – njoftoi Drejtoria e Doganave. 

Për këtë rast, Prokuroria e Kumanovës do të dorëzojë padi penale për prodhim të autorizuar dhe futje në treg të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *