• |
ide | kryesore

Kërkohet nga gjysma e Europës, përplas motorçiklistin me makinë

Sport



Nuk ka qenë pasditja e duhur për sulmuesin e Fiorentinës, Federico Chiesa. Sulmuesi i Kombëtares italiane ka mbetur i përfshirë në një aksident rrugor në Firenze dhe, sipas informacioneve të para, futbollisti që kërkohet nga Juventus, Milan dhe Real Madrid, ka dalë i paprekur nga përplasja.

Chiesa ishte në drejtim të një Mini Cooper kur ka përplasur një motorcikletë. Mjetet janë afruar me njëra-tjetrën dhe më pas janë goditur. Si pasojë e përplasjes, motorciklisti ka përfunduar përtokë dhe është dërguar menjëherë në spital për ndihmën e shpejtë. Sipas informacioneve të fundit, ai ka pësuar vetëm disa dëmtime të lehta, sepse edhe përplasja nuk ka qenë e fortë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *