• |
ide | kryesore

Konflikti me ish-kolegen përfundon në gjykatë, Can Yaman shpallet fajtor

Paparazzi, Slider



Can Yaman dhe Selen Soyder kanë bashkëpunuar kohë më parë në një serial.

Mund të mos iu kujtohet ky çift në ekran, pasi bashkëpunimi mes tyre nuk funksionoi. Madje, mund të themi se përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme. Asokohe, Selen hoqi dorë në mes të projektit dhe ndërpreu xhirimet, për shkak të Can. Ajo e akuzoi aktorin se sillej shumë keq me të, madje kishte arritur deri në pikën ku mund ta gjuante me sende të rastësishme aktoren. Pasi ndërpreu kontratën që kishte nënshkruar për krijimin e serialit, Selen hodhi në gjyq Can-in, duke e cilësuar atë si shkaktarin kryesor të këtyre ngjarjeve. Sipas Selen, Can ia kishte bërë të pamundur bashkëpunimin dhe si pasojë e marrëdhënies së tyre, ajo jo vetëm që u detyrua të linte përgjysmë punën, por edhe të përballej me pasoja ligjore për shkëputje të kontratës. Ditën e djeshme është marrë vendimi përfundimtar nga gjykata, duke e shpallur Can fajtor për të gjitha akuzat e Selenës. Disa video nga xhirimet e atëhershme dhe deklaratat e dëshmimtarëve (kolegëve) që kishin parë çfarë kishte ndodhur, bënë që gjykatësi të dilte në këtë përfundim. Si pasojë, Can-it do t’i duhet të bëjë 87 ditë shërbim në komunitet si dhe të paguajë një gjobë të majme në këmbim të lirisë së tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *