• |
ide | kryesore

Raporti i DASH: Shqipëria, gjithnjë e më shumë vend tranzit për drogat e forta

Kryesore, Lajme
Departamenti-Amerikan-i-Shtetit.jpg



Departamenti amerikan i Shtetit i dorëzoi të enjten Kongresit raportin vjetor për strategjinë e luftës ndërkombëtare kundër narkotikëve.

Në pjesën për Shqipërinë, DASH thotë se ky vend është njëkohësisht burim i kanabisit dhe, gjithnjë e më shumë, një vend tranzit për kokainën dhe heroinën.

Në këtë raport që mbulon vitin 2018, Departamenti i Shtetit thotë se tranziti i kanabisit si dhe i drogave të forta komandohet kryesisht nga elementë të krimit të organizuar që transferojnë droga të paligjshme nga vendet burim për në tregjet evropiane.

Vëllimi i konfiskimeve të drogës dhe arrestimet e lidhura me drogën në vitin 2018, thuhet në raport, ishin me rëndësi, të nxitura kryesisht nga bashkëpunimi i organeve ligjzbatuese me partnerët ndërkombëtarë, presioni ndërkombëtar në rritje dhe përpjekjet e Shqipërisë për të hyrë në Bashkimin Europian.

Sipas raportit, roli i Shqipërisë si burim apo treg për droga të paligjshme përtej kanabisit është i vogël, por ka pasur një rritje në konfiskimet e kokainës që kalon nëpër Shqipëri për në Europë, përveç zbulimit të laboratorëve të përpunimit të heroinës dhe kokainës në Shqipërinë veriore dhe qendrore. “Grupet kriminale shqiptare e trafikojnë kokainën dhe heroinën drejt tregjeve evropiane nga vendet burimore në Amerikën e Jugut dhe Azi.”

Në raport thuhet se korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes e kufizon efektivitetin e përgjithshëm të luftës kundër narkotikëve.

Korrupsioni zyrtar, thuhet aty, është i përhapur dhe nxit një mjedis në të cilin trafikantët e drogës janë mjaft të aftë të veprojnë pa u ndëshkuar.

Sipas raportit, përpjekjet për të çrrënjosur kanabisin dhe ndjekur penalisht kultivuesit e tij kanë qenë të gjera, por jo kudo njëlloj, dhe ndërhyrja në infrastrukturën e trafikimit të drogës që është krijuar gjatë dy dekadave përbën një sfidë.

Raporti thotë se shkalla e lartë e papunësisë dhe sundimi i dobët i ligjit kanë krijuar një ambient ideal për grupet e krimit të organizuar që shkaktojnë problemin e kontrollit të drogës në Shqipëri.

PASTRIMI I PARAVE

Në pjesën e raportit për pastrimin e parave, Departamenti i Shtetit thotë se gjatë vititt 2018 qeveria e Shqipërisë nuk bëri përparim të rëndësishëm për parandalimin e pastrimit të parave dhe krimeve financiare. Si shkak për këtë, raporti e ve gishtin te korrupsioni, rritja e rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucionet e dobëta ligjore dhe qeveritare.

Në raport thuhet se ekonomia e vendit operon në masë të madhe me cash dhe në mënyrë informale, me hyrje të konsiderueshme të parasë nga jashtë në formë të dërgesave të emigrantëve. Krimet që gjenerojnë më shumë para në Shqipëri janë trafikimi i drogës, evazioni fiskal dhe kontrabanda, sipas DASH.

Elementë të tjerë me rëndësi në këtë aspekt, sipas raportit, janë falsifikimi, kontrabanda e armëve dhe trafikimi i qenieve njerëzore.

Shqipëria, thuhet në raport, shërben si bazë operacionesh për grupet e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut.

Reformat e fundit në drejtësi, verifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve për korrupsion dhe për lidhjet me krimin e organizuar si dhe krijimi i një task-force policore që synon aktivitetet e krimit të organizuar, thuhet në raport, kanë krijuar një trajektore pozitive që Shqipëria të trajtojë çështjen e pastrimit të parave dhe të krimeve financiare.

Megjithatë, përfundon raporti i DASH, korrupsioni i përhapur përbën një sfidë për zgjidhjen e tyre.

Raporti vjetor për strategjinë e luftës ndërkombëtare kundër narkotikëve, i kërkuar nga Kongresi dhe i ndarë në dy vëllime, vlerëson përpjekjet e qeverive të huaja për të reduktuar prodhimin, trafikimin dhe përdorimin ilegal të drogës, si dhe punën e tyre për të luftuar pastrimin e parave që lidhen me trafikimin e drogës.

Raporti nisi të botohej në vitin 1986 dhe publikimi i tanishëm mbulon vitin kalendarik 2018./ZeriAmerikes.



15 Comments

    1. Lapsi si gjithmon nuk na e perkthen te gjith raportin, po vetem pjeset qe u intereson. Botojeni te gjithen. Ta lexojn militantet si duhet, jo ate pjesen qe masurboheni ju.

      1. vALES O TAJ O KRYMB QENEFI.CILAT PJES E KE FJALEN PER REGJEP E RRAHMAN RRAHJEN ATE ME TAVLLEN XHISIELA APO E KE FJALEN PER POLOCIN BAJRAKURTI QE I BJEN ME DY DUAR,APO E KE FJALEN PER PERDHUNIMIN NR GRUP NE KAVAJ.

      2. Ote krimbat e halesë komuniste !
        Nuk është Lapsi që e ka “përkthyer” këtë raport të Departamentit amerikan të shtetit po është media “Zëri i Amerikës” që e ka sot si kryeartikullin e saj.
        Plikoni në Google “Zëri i Amerikës” e do ta gjeni të plotë këtë shkrim që e ka riprodhuar Lapsi.
        Nuk janë ndonjë gjë e re për shqiptarët ato që janë shkruar sa i takon shpërthimit të kanabisit e trafikut të kokainës në Shqipëri se këto veç qorrat e shurdhët nuk i dijnë akoma.
        Nga gjithë shkrimi do të veçoja vetëm një frazë që i thotë të gjitha për qeverinë kriminale të Ramës.
        Në raport thuhet se :
        “KORRUPSIONI NË TË GJITHA NIVELET E QEVERISJES, E KUFIZON EFEKTIVITETIN E PËTGJITHSHËM TË LUFTËS KUNDËR NARKOTIKËVE”

  1. -ore vella, D.A.S.H., ca eshte kjo ore???
    – ore ti shoq, thojn se do na shperndajne mish DASHI per cdo shpi per votime, or taj!!!!
    – he mo ike, e paskerkan ngritur piacen kta te PS prape o, jo si sali qeni qe vetem pak miell na ipte!!!
    – he ta lumsha mi PS, te hongsha zemren o ed rama, votat tona prap i ke!!!

    V.K

    1. e shof qe sarkazma nuk kaloi, po s’ka problem
      po e sqaroj

      ky komb i trashe vazhdon majtas, s’merr vesh…

      plus qe elektorati i kuq eshte eshte elektorat kokeforte!
      vdes dhe jo vetem qe nuk voton djathtas, por edhe ne diten me te keqe, nuk pranon as me abstenu

      elektorati i djathte eshte me i corientum, sepse eshte vetem nja 20 vjet i ri

      elektorati i kuq mbush 100 vjet pas pak vitesh…

      numrat nuk rrejne…

      fatkeqesi qe na ka ra ne per pjese

  2. Nese ka akoma qe thone se dhe ky raportnuk eshte real per qeverine, e mjerimin qe ka sjelle kjo qeverisje, per ta zhdukur por jo pa dhene llogari, populli shqiptar e ka edhe nje shprese, sepse ka mbeshtetjen amerikane per vendosjen e demokracise rreale, e jo kjo qe e shesin keta qelbesire rilindas me mashtrimet e tyre.Andaj o popull, te shembet sa me pare ky sistem pa cibanet e renditur nga raporti, qe te shpetojme nje here e mire nga kjo fatkeqesi kombetare e shtypies mjerimit e propagandes fatkeqe.

  3. Vazhdo shaje prap shba o xixa bashke me salihun dhe shpellaret qe jane sulur kunder amerikes,ne 28vjet qe dash njerr raportin vjetor,me thoni ju ne cilin vit nuk eshte folur per drogen,korrupsionin,trafikim,por kete vite pershendeti dhe reformen per drejtesi qe ka filluar te jape frutet e para

  4. Ote krimbat e halesë komuniste !
    Nuk është Lapsi që e ka “përkthyer” këtë raport të Departamentit amerikan të shtetit po është media “Zëri i Amerikës” që e ka sot si kryeartikullin e saj.
    Plikoni në Google “Zëri i Amerikës” e do ta gjeni të plotë këtë shkrim që e ka riprodhuar Lapsi.
    Nuk janë ndonjë gjë e re për shqiptarët ato që janë shkruar sa i takon shpërthimit të kanabisit e trafikut të kokainës në Shqipëri se këto veç qorrat e shurdhët nuk i dijnë akoma.
    Nga gjithë shkrimi do të veçoja vetëm një frazë që i thotë të gjitha për qeverinë kriminale të Ramës.
    Në raport thuhet se :
    “KORRUPSIONI NË TË GJITHA NIVELET E QEVERISJES, E KUFIZON EFEKTIVITETIN E PËTGJITHSHËM TË LUFTËS KUNDËR NARKOTIKËVE”

  5. Ore krimbat e halesë komuniste !
    Nuk është Lapsi që e ka “përkthyer” këtë raport të Departamentit amerikan të shtetit po është media “Zëri i Amerikës” që e ka sot si kryeartikullin e saj.
    Plikoni në Google “Zëri i Amerikës” e do ta gjeni të plotë këtë shkrim që e ka riprodhuar Lapsi.
    Nuk janë ndonjë gjë e re për shqiptarët ato që janë shkruar sa i takon shpërthimit të kanabisit e trafikut të kokainës në Shqipëri se këto veç qorrat e shurdhët nuk i dijnë akoma.
    Nga gjithë shkrimi do të veçoja vetëm një frazë që i thotë të gjitha për qeverinë kriminale të Ramës.
    Në raport thuhet se :
    “KORRUPSIONI NË TË GJITHA NIVELET E QEVERISJES, E KUFIZON EFEKTIVITETIN E PËTGJITHSHËM TË LUFTËS KUNDËR NARKOTIKËVE”

  6. Lapsi lejon byroistin e PD dhe kelyshin e salihut ta fusi ne koment kater here sa te pa anshem jane keta skifteret e lapsit sa meren dhe me renditjen e komenteve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *