• |
ide | kryesore

Sampdoria ndryshon pronësi…Vialli president

Sport



Telenovela e shitjes duket se tashmë ka mbërritur në hapat e fundit. Sampdoria, pas katër vitesh me Massimo Ferrero në udhëheqje të klubi, do të jetë nën fondin amerikan të York Capital Management, e cila merr drejtimin e klubit dhe lë Gianluca Vialli në rolin e presidentit.

Akordi mes palëve është arritur për një shifër rreth 100 milion euro dhe sot do të mund të jetë dita e kalimit të dëshmisë, ashtu sikurse konfirmon dhe në twiter i fshehti Enrico Mantovani, që në ditët e fundit ka lëshuar shpesh sinjale të tilla në rrjetet sociale: “29 mars 2019”, postimi i fundit e ish-numrit 1 dorian. Një sinjal i qartë që paralajmëron mbylljen e çështjes brenda ditës.

Mbi të gjitha në mëngjes është parashikuar një mbledhje e Këshillit Administrative në sheshin “Lambruskini” me Vialli dhe shefin e kompanisë Jamie Dinan, që do të mund të ketë arritur tashmë në Genoa. Një kapitull i ri historie për Sampdorian është duke u shkruar tashmë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *