• |
ide | kryesore

Video/ Si u bukos Veliaj para mashtrimit të dikurshëm për teatrin

Kryesore



I mësuar të komunikojë me kaseta të gatshme dhe me skenar të parapërgatitur, Erion Veliaj del bllof sa herë që duhet të përballet me reagime të atypëratyshme. Kështu i ndodhi edhe të enjten në mbrëmje në “Opinion”, kur Blendi Fevziu i vuri në ekran një nga drejtuesit e lëvizjes për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, Kastriot Çipin. Një detajist që ka arkivuar çdo deklaratë dhe çdo spekullim të udhëheqësve politikë që janë prononcuar pro shembjes, Çipi i kujtoi kryebashkiakut se atëherë kur duhet të bënte propagandën e shembjes së menjëhershme të godinës, në mënyrë që të ngriheshin 6 kullat 200 milioneshe të kompanisë Fusha, Veliaj kishte thënë publikishte se ajo ishte e rrezikshme për jetën e njerëzve.

Lexo më tej:

Opinion/Mos ia bëni këtë nder Erion Veliajt

Regjizori theksoi se Veliaj kishte gënjyer publikisht pasi Raporti i institutit të ndërtimit që ai i referohej, nuk e përmendte asnjë herë termin “i rrezikshëm”.

Pra, thelbi i ndërhyrjes së Çipit ishte i qartë: Si e justifikon këtë manovër alarmiste, pse kryebashkikaku kishte manipuluar me raportin dhe a e kishte bërë këtë për të mashtruar opinionin. Duke u nisur nga këto ai tha se do ta padiste autorin e deklaratës.

Por, është shumë interesante të shikohet se si përgjigjet, Veliaj. Ai i shmanget totalisht thelbit të pyetjes, pra pse ka gënjyer dhe fillon të belbëzojë se Çipi ka vjedhur paratë e një filmi dhe për këtë është dënuar edhe nga gjykata. I ndihmuar edhe nga Fevziu që nuk insistoi asnjëherë në atë që përbënte kyçin e ndërhyrjes së njeriut që i kishte kërkuar opinion, Veliaj foli se “i pandehuri” mund ti drejtohej gjykatës, se ai vetë kishte fituar 7 procese për shpifje duke shtuar shprehjen lejfeniste se “çdo burgaxhi e ka inat shtetbërjen”.

Andi Bushati:Veliaj, aktori më i mirë i prishjes së teatrit

Raporti/ Piruetat e pafundme të Erion Veliajt për teatrin

Por, e vetmja gjë për të cilën ai qe vendosur të mos kthente përgjigje qe ajo për të cilën u pyet realisht: pse gënjeu publikun duke shpikur termin “i rrezikshëm” duke ngjallur paranojën e një salle e cila mund ti zinte brenda aktorët dhe spektatorët.

Kanë kaluar muaj që atëherë por salla është ende në këmbë.

©Lapsi.al



25 Comments

  1. ….ky shume i mire ia ben Tiranes dhe qytetareve qe e kane votuar…ca te keqe qe te jete teatri kombetar (jo i tiranes, por kombetari!!!!) ne katin e dyte apo te trete te nje pallati………madje keta mund te ngrene edhe nje kulle te oborri i zjarrfikesve dhe makinat bashke me logjistiken t’i cojne ne kat te 7-te ( e shohin me shpejt kur i del tymi ndonjerit)….edhe ato ambjentet e Insititutit te Fiskultures kot i kane lene bosh deri tani….me mire nja 10 kulla aty dhe studentet sterviten ne ndonje garazh apo kat te 10-te………………..te jene te mencur tironsit, jo vetem voten qe nuk ia japin ketij palaco te rrezikshem, por as me shit fiq te Pazari nuk duhet ta lene më!!!!

    1. O ti kare qe ta kane fajin tironcit qe fiton ky kopili .tironcit jane dhjetra dhe votat e tyre jane pike uji para qindra mijrave qe fiton ky robqimi .ky qytet me emrin tirone here sundohet nga verioret here nga jugoret te gjithe komunist ose ish komunist

    2. Nuk janka dhene njeri voten e trap, kete e kemi dhurate nga edi rama. G99 e votoi vetem mamaja e veliajt bashke me ajolen , apo harrove ? Tani edhe sikur te marr tre milion vota nuk i rruhet me njeri se rama e pranoi vet qe ktu vidhen dhe votat.

  2. KY ESHTE KRYTARI I OGJIVE KY ESHTE ANTI NJERZIM KY NJE VETEM MASHTRIMIN 1-NGA 99 U SOCIALIST 2-PLANI GRISELDA PER TE MOS HAP NEGOCIATAT QE ISHIN GATI NUK I DONTE.3- KA SHITUR FIQ 4-DASMEN JA BERI NENA 5NE CDO 300 METRA NJE KULLE SHUM KATESHE. 5-NE CDO 100 METER NJE KJOSKE 7- VRASJA NE SHARR. 8-PARKIMET ME LEK 9-ASNJE SHKOLL THEMEL CATI NE 4 VITE VETEM MASHTRIME KONGRESIN TJETER DO HAME ME LUGE FLORIRI SI GJITHMON NE KONGRESIN TJETER DO HAME ME LUGE FLORIRI ,SE KETE MANDAT NUK LANE ARMIQET E POPULLIT TE MBRESHEM POR TJETRI DO E PENGOJN TE JASHTMIT POR MOS HARRONI DO HAME DO HAME ME LUGE FLORIRI NGA KY MASHTRUES……

  3. E ku ishte ‘ bukosja’ tek fjalimi i tij ? Veliaj e tha troc , pse nuk e ben padine ai tipi ? Kane kaluar muaj dhe asnje padi nuk eshte bere.

    Ooo Lapsi , po pse nuk nxjerr ne pah gjene me te rendesishme qe tha Veliaj per ndertimet tek Garda. Sepse kjo eshte e fresket. Ai e tha troc se tek toka e gardes do te ndertohet biblioteka kombetare dhe jo ‘ KULLA PER OLIGARKET’ .

    Pse nuk e shkruani ju kete pergenjeshtrim shume te rendesishem , se pardje filluan te ulerasin budallejte e ketij portali, pasi degjuan fleterrufene e PDs … DO NDERTOHEN KULLA TEK TERITORI I GARDEEES..
    Ju kapeni kot ne gjera dytesore… ( shiko si i merret fryma, shiko si i ka atletet e bardha, shiko eshte i zverdhur ne fytyre , e plot budallaliqe te tjera)

  4. Kame lindur dhe jame rritur ne Tirane. Jame larguar ne vitin 2000. Nga 91 deri ne 2014 Tirana kishte vetem 2 stine; ate te pluhurit dhe baltes.
    Mbas 2024 dhe deri vitin e kaluar sa here qe kame shkuar per pushime ne Tirane kame pare qytet te sistemuar, pa plehra, me rruget qe laheshin pothuaj cdo dite ku ndihej aroma e stineve.
    Nuk dua t’ia di kush eshte Erioni, Lulzimi, Rama dhe plote debila pas tyre por do te desheroja t’a shihja Tiranen Qytet dhe jo nje qender banimi ku c’do park u kthye ne nje shurrtore publike provinciale.
    Urimet me te mira per Eron Veliajn!

  5. Ky eshte yll bote. Po e mbush Tiranen me grataciela qe t’ia kene zili edhe amerikanet. Po e ben bulevardin Zogu I lule me kosto prej 6 milion euro per 600 meter gjatesi. Lali megjithese mori kundershtimin pwr zero leje ndertimi, ka dhene afro 300 te tilla me duket, sepse e pa qe kryeqyteti shqiptar ka nevoje te lartesohet. Lali mbjell peme cso dite she pemet i blen me kursimet w mamit. Lali eshte robi me fantastik qe ka pare planeti sepse vetem duke shitur fiq, ia arriti te beje leket e shkolles per ne SHBA. Ju te lapsit e keni inat lalin sepse eshte i zgjuar dhe ka perkrahjen e ish-ambasadorit hollandez te fillimshekullit. Rrofte Lali Eri qe po e bwn Tiranen qytet me kulla 40-50 kateshe per inat te ruseve qe mbeshtesin PD-ne

  6. Nje pyetje per emigrantin, mos valle Veliaj e ka bere Tiranen me te bukur e mw te paster se z. Rama qe e drejtoi per 11 vjet Bashkine?

  7. Me karrlliqe nuk ka ,nje shkrim koti fare ,vetem Shvejku do te dinte …ketu ka ikur gjithcka,dhe ky rrota na thote “i rrezikshem” qeka e rendesishme.Kur kujtoj 1997 keto me duken karamele,le te vjedhin sa te duan por ama ngelet dhe ndonje kocke per fukarain,por si tja besh kur Basha i merrte te gjitha per vehte dhe Familjen e hajduteve.Veliaj nje Uriah hip,mashtrues por ama punon…dhe do fitoje absolut.Nuk ka ka asnje rival qe i del Veli fikut sepse jane te sterngopur nga vjedhjet dhe diskreminimi si Basha,Monika apo Berisha…..

  8. Nuk janka dhene njeri voten e trap, kete e kemi dhurate nga edi rama. G99 e votoi vetem mamaja e veliajt bashke me ajolen , apo harrove ? Tani edhe sikur te marr tre milion vota nuk i rruhet me njeriu se rama e pranoi vet qe ktu vidhen dhe votat.

    Edhe nje gje per te derguarit e rames veliajt blushit dhe fuges, ikni komentoni te ERTV se jeni teper vone per tu marr me politik. Po filluat ne keto momente dhe te flsini per politike i bie qe te jeni te korruptuar menderishte e lere mo nga xhepi pastaj. Vet e derguat ne ekstremitet situaten tani po ja ushqeni popullit si model politik. Ka mbaruar koha komunizmit o budallej

  9. Ke shume te drejte Namiu dhe Saimi!
    Kur kame lene Shqiperine me Lanen nga Brryli deri tek Vasil Shanto si nje hale gjigande e ushtrive mesjetare, te gjtha lulishtet kjoskezuar si shurrture etj, kisha mendimin se ky qe fundi i Shqiperise.
    Pa dyshim qe ky ndryshim nuk erdhi brenda nje nate dhe Rama ka meriten me te madhe por kur perfundon nje stafete i fundit te mbetet me shume ne mendje.

    1. Haha kaq ju kap kaptina, po qe kunder jush eshte me salen. Shko mor varikars bej ndonje foto me cel si shiks i gjenerates te re qe je. Sa per fende ju i fusni ne mushkri pordhet e lalit rames blushit fuges sikur te jeni duke pire duhan….ose hashash se ate e keni fiksim ju, e keni mbjell edhe 20m nga aeroporti.

  10. Emigrant eja jeto ketu ne kete vend kenceroz qe pudroset here pas here nga mashtrues legena qe ti me shoke kur te vini te thoni qeka bo si ne Londer. Biles te thono sa cun i mire ky uriahipi, se vazhdon ky varianti cun i shkathet osht pidhsome ka bo lek.
    Ikni o rrota kari.

  11. O lapsi po sa idioter jeni , teatri do prishet erioni do fitoje, bushat e shkullaku do ja merun ne goje erjonit e do lepine bythen e bashes, kujdes me ato femrat qe keni ne kra se mos i qi edhe ndonje tjeter

  12. Haha kaq ju kap kaptina, po qe kunder jush eshte me salen. Shko mor varikars bej ndonje foto me cel si shiks i gjenerates te re qe je. Sa per fende ju i fusni ne mushkri pordhet e lalit rames blushit fuges sikur te jeni duke pire duhan….ose hashash se ate e keni fiksim ju, e keni mbjell edhe 20m nga aeroporti.

  13. Emisioni Opinion ate dite, me Erion Veliajn , humbi cdo vlere te tij . Para nesh u shfaq nje gazetar i tulatur, i dobet, i cili dukshem u shfaq i kapur, per te mos thene i blere. Dukej gjithcka e parapergatitur, si nje skenar filmi.
    Eshte e rende, sepse nese pushteti arrin te blej , media, emisione, gazetare qe ne kohe kane qene dikushi, dhe kane te ardhura te konsiderueshme, kush do e ngrej zerin tjeter njeri ne kete vend?!!!
    Kullezimi qe po i behet Tiranes, pa piken e turpit dhe te shijes, me para qe nuk dihet nga vijne, eshte korruptive kriminale dhe e papergjegjshme. Cdo gje behet per te pastruar parate e trafiqeve dhe korrupsionit. Kullat ndertohen nga vete Edi Rama dhe Erion Veliaj. Jane prona kryesisht te tyre.

  14. Mua nuk me habisin genjeshtrat dhe intrigat e z.Veliaj , ate tashme e njohin te gjithe si me super mashtruesin e politikes por ajo qe me beri me shume pershtypje ishte se Fevziu ne ate emison beri vetem uren ne menyre qe z.Veliaj te mos lagte kembet . te medosh z.Veliaj edhe kater vjet sindsko apo akoma me keq si pasardhes te Rames do te thote se kete vend e ka marr dreqi dhe nuk ka doktor ti beje derman per disa dekada . Mjere Tirana , mjere Shqiptaret dhe Shqiperia.

  15. Miu te ku,
    heren tjeter mundohu te shprehesh mendimet si njeri per te mos ofenduar miun qe eshte nje nga kafshet me te zgjuara te kesaj bote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *