• |
ide | kryesore

Zidane sfidon Ancelotti në merkato për një emër të madh…

Sport



Real Madrid është për një revolucion të madh dhe të vërtetë. Shumë emra që e bëjnë të ëndërrojë tifozerinë e bardhë. Përveç Mbappe dhe Hazard, dy lojtarët e jashtëzakonshëm që do të mund të shpërthejnë sulmin e Realit, vëmendja është tek emrat e rinj për të riforcuar mbrojtjen, praktikisht reparti që ka nevojën më të madhe dhe të ngutshme për t’u kthyer në nivele të larta.

Sipas asaj që zbulohet nga AS, tekniku i ri Zidane duket se do të mund të jetë në gjurmët e një lojtari të veçantë, mbi të gjitha si Koulibaly. Në rast se Varane do të duhet të lërë Madridin (shumë janë të gatshëm për ta çuar përpara këtë ide), tekniku francez do të këmbëngulte shumë fort mbi qendërmbrojtësin e Napolit.

Praktikisht një përballje e vështirë dhe ballë për ballë mes Zidanes dhe Ançelotit. Për trajnerin e të kaltërve, 27-vjeçari senegalez është njeriu kyç i skuadrës, i vetmi i pashitshëm për të mos e kompromentuar projektin e të kaltërve. Në fakt, pronari De Laurentiis e ka blinduar fort me një angazhim prej lojtari të madh (rreth 7 milion euro, shto dhe përfitimet nga bonuset) dhe me një kontratë që përfundon në qershor 2023. AS i referohet dhe klauzolës së zgjidhjes së parakohshme të kontratës, e fiksuar nga Napoli në kuotën e 150 milion eurove (të vlershme vetëm për jashtë).

Një shifër monstruoze që, mbi të gjitha, nuk do t’i krijonte frikë Realit. Pamja në dukje është që të bardhët janë duke menduar që të shesin ndonjë yll (Bale, Varane dhe Kroos mes të nisurve të mundshëm) për të arkëtuar më shumë para të mundura për të investuar në merkaton e verës. Shumë do të varet dhe nga vullneti i Koulibaly. Senegalezi, në shumë raste, ka treguar gjithnjë se është i lidhur me ngjyrat e Napolit, skuadra në të cilën është bërë i madh. Idea e lojtarit tek Real Madrid, të paktën, do të mund ta lëkundë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *