• |
ide | kryesore

Në të sëmës shkofshin PS e PD !

2, Ide



Më 10 prill 2017, bashkë me shkrimtarë të tjerë, u ftova në çadrën e ngritur nga PD në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit”. E prita ftesën me kënaqësi, por me kushtin që i vura vetes. Edhe sikur të më fishkëllenin, do të thosha çfarë mendoja unë dhe jo çfarë donte veshi i tjetërkujt. Ky fragment vjen menjëherë pasi rrëfeva se si dikur i pata trokitur në zyrë shokut Xhelil Gjoni për t’i kërkuar dorëheqjen. “Nuk do të ngurroja sot për të trokitur edhe në Kryeministri apo në selinë e PD-së (për ndonjë dorëheqje) nëse, për të thënë të vërtetën, nuk do të ishim në situata politike krejt të ndryshme, të pangjashme njëra me tjetrën. Mirëpo ja që ju, megjithatë, ia kërkoni dorëheqjen zotit Rama, ia kërkoni në mënyrë të përsëritur e me ngulm. Madje, lideri i opozitës, zoti Basha, e fton Kryeministrin në takim me dorëheqjen e firmosur. Nuk marr përsipër tërë analizën e këtij momenti, veçse po heq ndonjë vizë paralele. Atëherë, përse do të bëhej takimi me një njeri të zhveshur nga pushteti, një njeri që nuk ka më tagër për asgjë? Me cilin do të bisedonte zoti Basha? Kryeopozitari nuk është Hamleti dhe as Kryeministri nuk mund të shndërrohet në fantazmën e mbretit, sepse dialogë të këtilla mund të ndodhin vetëm në teatër, si në tragjedinë e Shekspirit”.

“E di se prej entuziazmit vullnetar, ka gjasa që ju do të më kundërshtoni për krahun tjetër, por vërejtja bëhet më e moralshme kur njeriun, të cilit ia drejton, e ke të pranishëm. Zoti Basha, a mund të përdoren edhe forma të tjera, pa e çuar deri në rraskapitje lodhjen e përditshme dhe monotoninë taksative të çadrës? Unë e di se në çadra e në shpella kanë hyrë edhe filozofë të shquar. Por kanë hyrë për të medituar përkohësisht dhe pa marrë popull me vete. Kam drojën se forcat politike, të shtyra nga precedentët përsëritës, do ta kthejnë në zakon gjatë së ardhmes mbajtjen e kokës në thes, kur kemi nevojë për më shumë hapësirë dhe ajër të freskët. Prandaj, uroj që si mjet, qoftë çadra e fundit në kryeqytetin tonë, ndërsa kurrë mos u ardhtë fundi protestave të qytetarëve të lirë, sa herë që liritë u shkelën. Është përgjegjësia e kësaj klase politike që të kemi më shumë dritë, sesa tym. Dhe do të jetë e pafalshme nëse edhe Parlamenti i ri do të ketë më pak mendje e më shumë bark. Korbat hanë cofëtina, mos i lini t’i përdorin sqepat e kthetrat kriminelët me mandat, sepse cubat hanë popullin e tyre”.

Dhe ai takim u bë. Ndër të tjera, zoti Basha i hoqi Kryeministrit mëkatet e ministrive më të kritikuara, duke e marrë opozita drejtimin e tyre, pra edhe kryqin mbi kurriz. Mjeshtri Rama u tregua ”bujar”, duke qenë i sigurt tek epërsia e tregut të zi, atij të blerjes së votave në terren. Por tashmë të gjitha këto dihen.

Nuk dihej vetëm fakti se çfarë atëherë po linim mbrapa, do ta gjenim sërish përpara. Veçse, kësaj here, në të kundërtën e saj.

Sot, Parlamenti është kthyer në çadër. Sot, në atë çadër është ngujuar pozita. Por, si durojnë, mor aman, me kokën në thes e gjynahet në shpinë?! Mblidhen në rrethim, si t’u kenë vënë sytë perde. Mblidhen e flasin, kapardisen dhe marrin vendime. Po me kë flasin, me kë debatojnë, me kë ndahen në Pro e Kundër?!

Me fantazmat e opozitës, që enden në atë sallë. Shëmbëllimet kanë mbetur aty, sepse opozita që ka përfaqësimin politik, ndodhet në sheshet e protestave me elektoratin e saj. Ajo i ka flakur mandatet, i ka bërë nul. E kështu, pozita ka mbetur përballë nulit përballë hiçit, përballë mospërfaqësimit real. Kjo është më tepër se drobitje e rraskapitje, është asgjësim i pluralizmit në demokraci.

Zoti Rama e ka përmendur disa herë Ronaldon, futbollistin e famshëm. Përfytyroni një ndeshje derbi mes Juves e Milanit, ose Barcelonës e Realit. Për arsye të dukshme në fushë, njëri nga ekipet e ndërpret lojën. Çfarë ndodh më pas? A do të guxojë arbitri t’u thotë lojtarëve të stolit që ta vazhdojnë lojën?!

Këta lojtarë të rezervës vërtet janë të federuar, pra, ekzistojnë në listë, por asnjëri prej tyre nuk mund ta shkelë fushën pa autorizimin e trajnerit, që përfaqëson vullnetin e ekipit, të klubit dhe të sportdashësve të tij. Kur dëgjon ndonjë nga deputetët e rezervës të shprehet, “po, e mora mandatin, sepse s’mund të tradhtoj votat e atyre që më kanë zgjedhur”, ndien neveri personaliteti. Ata nuk janë votuar, prandaj dhe nuk janë mandatuar në kohë. Po ta kishin marrë mandatin në kohën e zgjedhjeve, edhe pse jo krejt e arsyetuar në këtë rast, sidoqoftë do të gëzonin njëfarë pavarësie për vendimin individual. Shkurt, sido që të votojnë, të ngjallin trishtim, sepse të kujtojnë manekinët e vitrinave kur mbesin picillak.

Por, Zot na ruaj nga përfytyrime më agresive! Bie fjala, përfytyroni Kryeministrin tonë në bisedime me Kryeministrin e një vendi tjetër. Nga mospajtimi, befas ky yni i ndërpret bisedimet dhe ngrihet nga tryeza. Pastaj merr vesh se ata që ka pasur pas shpinës, pra, plotësuesit e ekipit që ka marrë me vete, i kanë vazhduar bisedimet në kokë të tyre, madje kanë marrë edhe vendime, pa asnjë tagër përfaqësimi.

Askush të mos trembet as brenda, as jashtë. Te ne nuk ka shenja për destabilitetin e vendit. Pritet vetëm vendimi politik i pozitës. Mos i duhet ca kohë? Kohë për të përfunduar çfarë ka mbetur nga Reforma në Drejtësi? Ndoshta. Mirëpo, çfarëdo të vendoset për këtë reformë, ka për të qenë e kontestuar nga pala tjetër.

As pozita dhe as opozita nuk mund ta mundin njëra-tjetrën, duke ruajtur pozicionet e ngurta që kanë zënë sot. Zgjidhja e ngërçit ka vetëm një perspektivë, zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme. Dhe nuk do të ketë bisedime, por negociata. Ndërkombëtarët do të bëhen gjithnjë e më balancues, pastaj edhe diktues.

Por kur do të dalë ekipi i PS-së nga çadra me kolltukë? Ky vendim u takon forumeve të saj. E rëndësishme është që kur ta kemi kapërcyer këtë krizë, kurrë më të mos na dalë përpara çfarëdo të lëmë mbrapa. E prandaj, për të shmangur shtysat e precedentit, në Kodin Zgjedhor mund të shtohet një nen për të ardhmen: Forca politike që djeg mandatet në zgjedhjet pasuese hyn me minus 20 vende në Parlament.

Mirëpo, jemi larg kësaj së ardhme. Çështja janë zgjedhjet e parakohshme të kësaj radhe. Po sikur, pas marrëveshjeve për zgjedhjet e pritshme, për rezultatin të kemi përsëri ankesa, pendesa, ulërima, vjedhje të votave?! Nëse ndodh kështu, atëherë në të s’ëmës të shkojë PD-ja, në të s’ëmës PS-ja, në të s’ëmës LSI-ja, në të s’ëmës politika shqiptare me gjithë Shqipërinë qyqare!

Zija Çela/shkrimtar/ Panorama



21 Comments

  1. Shkrim me se realist per periudhen qe po kalon ky vend, i katandisur si mos me keq nga te gjithe politikanet e te tere forcave politike.Respekte -z-CELA.

  2. Po hyre ne te semes dhe dole je rilindas i padiskutueshem . Une me mire titullin do ta vija behuni rilindas .

  3. Rilindasit dhe socialistet te fusin preshin bythes dhe gojes ty or xxxx chanel edhe sateme ,ish kooperativiste qe qitash asht bo e djatht rurale .

  4. Nqs njera skuader e futbollit terhiqet si psh Shqiperia terhiqej kur i ra me Izraelin (ne vitet 1970)ne futboll dhe Izraeli mori 3 pike aforfe dhe Shqiperia u denua me gjobe te majme.Edhe z.Basha si nje lider i deshtuar nuk do te luaje atehere ka humbur dhe parti tjeter politike do te krijohet,vakumi qe krijohet do te plotesohet nga te tjere.Z Rama do te jete perseri lider sepse di ta luaje me mire topin dhe shenon gol.GOLI nuk gjykohet ,behet me kembe apo me bythe,ai ngelet GOL dhe fitohet ndeshja.Z.Basha nuk ka luajtur kurre ne jeten e tij dhe asnjehere nuk do te beje GOL.Z.Basha ngelet nje humbes i madh ose shume i madh.

  5. pER libran, ,,,,, NESE JE KAQ I KENAQUR ME LAKURIQESINE E rAMES, QE TE PELQEKERKA, MERRE MBAJE NE DYSHEK SE TY TE KERRNAQKA, SE MBASE TE VIJNE MEND E DO E KUPTOSH SE IDIOTIN QE E PASKE PER ZEMER, IA KANE BERE RADIOGRAFINE, E TRURIT E DIHET SE KUSH ESHTE, POR VETEM TI I LIBRIT TE LAKURIQESISE SE rAMES NUK E DIKERKE, APO KOMENTO PER POLITIKE, SE NUK TE PELQEN ARTIKULLI I SHKRIMTARIT, KESAJ NUK KEMI SE C;TI BEJME,,, SE BOTA PO IA THOTE, SE CA KEMI NE NE KRYE, KURSE JU SERVILET, E BAGABONDET E SEKTIT TE QELBESIRAVE NA E LAJKATONI PSIKOPATIN QE ESHTE NE SHTERRIMIN TOTAL IE TIJE.

  6. Or shkrimtar me surrt puntori ke nejtur 1or tu shkruajtur per te na treguar ate që thot rama me dy fjal se edhe me kohen e sales kapas droge kriminalitet e qetra e qetra hajde o loqe hajde prandaj po te mbron i paemri i ps

  7. Po or ti I Libras,rama (jo me R te madhe),ka bere gol si Maradona,pra me dore.Per pasoje goli asht i pavlefshem.Por Maradonen nuk e verejti asnjeri gjyqtar i ndeshjes.Edhe rama(R) bleu golin me leket e zeza (te pa dukshme)te droges,e vertetuar tashme!
    U rrofte GOLI i ramkryek…t te ShQIRpetareve!

  8. Mjafton që edhe “shkrimtari i shquar” Zija Çela, problemet e situatës politike në Shqipëri i komenton me shembujt e futbollit, për të kuptuar se sa larg gjykimeve racionale është.
    Këtë diskursin për politikën duke bërë krahasime me futbollin e kaa futur në zhargonin propogandistik Rama.
    Dhe jo pa qëllim.
    Duke e ditur se pjesa më e madhe e shoqërisë së pa emancipuar shqiptare, politikën e shohin njëlloj si tifozëri futbolli, edhe Çela ka rënë në rrugën e abuzimit të Ramës.
    Se i zuri këmba një futbollisti që të fusë topin në rrjetë, çfarë roli mund të luaj kjo për forcimin e demokracisë e të shtetit shqiptar ?
    Çfarë roli mund të luaj një gol i futbollit në ngritjen e nivelit të jetesës së shqiptarëve ?
    Shteti, politika drejtohet me trutë e kokës e jo me shqelmimin e një topi me këmbë.
    Ajo që duhet të bëjnë intelektualët shqiptarë të gjitha fushave, është që t’ju a bëjnë të kjartë shqiptarëve që politika nuk duhet parë si tifozëri futbolli, por si një mendësi elitare qeverisje.
    Në fakt tifozëria futbollistike është një mjet i rafinuar që propogandohet për të tërhequr vemendjen e shoqërisë nga problemet e tyre më të rëndësishme jetike të ditës.
    Le ta gjykojmë tifozërinë politike midis përkrahësve të bandave të krimit, narkotrafikut e hajdutërisë, e viktimave të tyre që përbëjnë pjesën më të madhe të shoqërisë.
    Realiteti shqiptar është ky pra që kemi një qeveri që i del në përkrahje bandave e trafikut, ndonëse bën sikur i lufton ato me retorikë.
    Përse duhet futur kot me “analiza” çadrash, e jo të analizohet kjo situatë reale me tifozëri futbollistike ?

  9. Në të sëmës ty zija që edhe sot kur vetëm idiotët dhe militantët e rilindjes janë të kënaqur me rilindjen, përpiqesh të barazosh rilindjen me PD.

  10. Kam pershtypjen se komentuesit nuk e kane lexuar mire shkrimin, ose nuk e kane kuptuar si duhet. Keshille miqesore, lexoni rrjeshtat dhe ate qe eshte ne mes te rrjeshtave.

  11. Titulli duket redaksional (kupto: Bushatian) , jo i autorit. Por me qene te sinqerte vetem pranimi i zgjedhjeve nuk i mban larg p.. te se emes palet, se zgjedhjet jane pranuar edhe ne 2005 e 2013 por palet po p.. seme kane ngel.

  12. O kurvat e rilindjes po si nuk moret vesh mo, po mamat e grat kurva i keni more qe nuk heshtni po rrini more te mjer rrini mos flisni fare se keta qe jan ne pushtet qihen e shkerdhehen me grat e motrat e njoni tjetrit po ju si popull qa keni ,

  13. ore a e kuptoni qe vitet 90 kane qene tjeter gje o fshatar, nuk ka lidhje me sot. qe te besh te njejtat gabime si ne vitet 90 dhe pastaj te thuash epo kshu u be dhe 25 vjet perpara i bie qe nuk jeni me kembe pertoke dhe qe nuk keni lexuar ndonjehere ndonje liber, ose akoma me keq e keni lexuar pa e kuptuar thjeshte per cool-ism ( ne fakt e pam keto 6 vjet sa te zgjuar ishit ). ku ishit ju mer ropqira qe tani po na dilni kaq te zgjuar e po ngopni opinionin publik me retorik tipike e komunizmit socialist ? hajde mer mjaft fluturuat me pras ne bythe se Rama ka qene i pari qe thoshte kaq eshte niveli i shqiptareve dhe pastaj bente katrahura kur ishte kryetar bashkie, brezi i kaluar i di keto gjera, brezi i ri eshte thjesht mish per top, jane komplet rrota kari servila koke e kembe.

  14. I Ka thene te gjithave mire po’ Ka bere nje gabim
    Se pd edhe PS Kane Dale
    Nga e njejta brime
    Nga ajo e ppsh.

  15. Shkrim shume i dobet. Nderkohe nje sugjerim per pronaret e shoqerise lapsi.al….te rubrika me pulle te kyqe d.mthm aty ku postoni ato gjerat me delikate. A mund ta emeroni rubriken “Lapsi i Mprehur”. Shume faleminderit nese e merrni per baze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *