• |
ide | kryesore

Greqia shkundet prej tërmetit 5.3 ballë

Planet



Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë ka tronditur sot Greqinë Qendrore, ka deklaruar Observatori Kombëtar grek. Tërmeti kishte një thellësi prej 14 kilometrash dhe epiqendrën në Gjirin e Korinthit, rreth 200 km në veriperëndim të kryeqytetit grek, tha observatori.

“Ishte një tërmet i fortë, që është ndjerë deri në Athinë”, tha Efthymios Lekas për televizionin shtetëror të Greqisë ERT. Lekas është kreu i agjencisë për planifikimin dhe mbrojtjen e tërmeteve në shtetin helen. Ai shtoi se gjendja aktualisht është nën kontroll dhe po monitorohet.

Greqia ndodhet në një zonë, ku vazhdimisht ka tërmete, por rrallë shënohen viktima. Në korrik 2017, një tërmet me magnitudë 6.7 ballë, vrau dy vetë në ishullin e Kos në detin Egje, duke shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme ekonomike. Në vitin 1999, një tërmet me magnitudë 5.9 ballë vrau 143 njerëz në Athinë dhe në rajonin veri-perëndimor të kryeqytetit të vendit.



1 Comment

  1. Duhet ti kerkoni Ciprasit te beje pak kujdes me ultimatumet ndaj shqiptateve se po u shembet trualli ku jetojne. Pak se kemi hallet tona dhe presionet e tij na mungojne. Po ka Zot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *