• |
ide | kryesore

Ish-lojtari i Milan kthehet në skuadrën e parë pas 3 vjetësh e gjysëm

Sport



Ka një surprizë të madhe në radhët e Benfica, për ndeshjen e javës së 27 të Primera Liga, kur të përballet në da Luz me Tondela, e treta nga fundi në renditje. Për të kërkuar një fitore që do ti lejonte të tijve të ruanin kreun e klasifikimit, në shoqërinë e Porto, në fakt, tekniku, Bruno Lage, ka grumbulluar edhe marokenin Adel Taarabt, që nuk figuronte në listën e skuadrës së parë që nga 3 nëntori 2015.

Fantazisti ish-Milan e Genoa mbërriti në Portugali në qershor të 2015, Benfica e mori me parametër zero e i bëri një kontratë 5 vjecare, por pastaj e përdori shumë pak dhe vetëm me skuadrën B. Pavarësisht vështirësive, në merkaton e janarit Taarabt, që ishte edhe pranë Frosinone, refuzoi edhe një propozim të ardhur nga Arabia Saudite duke vendosur të qendronte e ndoshta tani ka mbërritur koha e tij. Është fundi i një makthi?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *