• |
ide | kryesore

Raiola i gjithëpushtetshëm: e kërkojnë Juventus e Barcelona, de Ligt pranon se “vendos menaxheri”

Sport



Gjysma e Europës është në gjurmët e një prej pjesëve më të kërkuar të merkatos, por Matthijs de Ligt është i përqendruar në fushë. “Më kërkon Juve e shumë klube të tjerë, si Barcellona – shpjegoi mbrojtësi hollandez për ‘TuttoSport’ – por për të ardhmen time vendos Raiola. Unë mendoj të luaj me Ajax”. Në cerekfinale të Champions, kapiteni 19 vjecar i hollandezëve do të sfidojë skuadrën që ndoshta mund të jetë destinacioni i ardhshëm i tij: “Kemi besim edhe pse do të jetë e vështirë. Juventus është një skuadër e madhe. Admiroj Chiellini e Bonucci”.

INTERVISTA

Pasi eleminuat kampionët në fuqi të Real Madrid, pas 10 ditësh do të prisni Juventus në Johan Cruyff Arena. Tre motive përse mund të vazhdoni të befasoni në Europë?
“Jemi të rinj, kemi lojtarë me kualitet e mbi Juventus do të jetë i gjithë presioni. Kemi besim edhe pse do të jetë e vështirë. Juventus është një skuadër e madhe”.

Ke nisur të mësosh italisht?
“Jo, jo».

E ke menduar që në më pak se një vit, nga qershori 2018 në prill 2019, ke luajtur me Hollandën në stadiumin e Juventus, ishe në Torino për ceremoninë ku u zgjodhe Golden Boy e në 16 prill, në cerekfinalen e kthimit, në të njëjtin qytet do të luash ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Duket si fat i shkruar për tek Juve: besoni ju?
“Sinqerisht nuk i besoj fatit, por është e cuditshme, po”.

Më parë është sfida në Amsterdam. Cristiano Ronaldo, i dëmtuar me Portugalinë, është në dyshim: do iu vinte keq të mos përballeshit me CR7?
“Cristiano është një nga më të mirët në botë e padyshim Juventus me të është më e fortë. Por përballja me një kampion si ai është gjithnjë tërheqëse. U ndesha me Cristiano Ronaldo në Kombëtare, ishte e vështirë: por kam një kujtim të bukur, personalisht ishte një ndeshje pozitive”.

José Mourinho i përcaktoi “profesorë të Harvard”. Të stërvitesh e të luash me dy lojtarë si Bonucci e Chiellini mund të jetë një avantazh për karrierën tuaj?
“Mund të jetë, janë dy ndër qendrat më të mira të Europës. Por ka lojtarë të tillë edhe në klube të tjera. Të shohim në momentin e duhur. Tani jam i përqendruar tek Ajax”.

Menaxheri juaj është Mino Raiola, ndër më të rëndësishmit në botë. Si ju bindi që të bashkoheshit me të?
“U takuam në 2017, ishte janar. Mino më tha se donte të isha me të sepse më vlerësonte dhe kishte shumë besim në potencialin tim. E dija reputacionin e tij, u mendova pk dhe pranova. Jam shumë i kënaqur me zgjedhjen. Mendon ai për të ardhmen time”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *