• |
ide | kryesore

Ronaldo mund të mos i’a dalë: Allegri kërkon zgjidhjen për sulmin në Europë…

Sport



Ambicja e Massimiliano Allegri është të arrijë sa më pranë të jetë e mundur tek titulli kampion dhe të kalojë çerekfinalet e Champions League, por që ta bëjë duhet të zgjidhë dilemën e mungesës së mundshme të Cristiano Ronaldos. Tekniku bardhezi nuk e ka dashur kurrë fjalën emergjencë. Dhe në vështirësi, që e bën atë gjeni, ai gjithnjë ka ditur të transformojë të paparashikuarit në një burim shtesë.

Për këtë, edhe këtë herë, përballë një “pit-stop” të parë bardhezi të bionikut portugez, Allegri duhet të bëjë lëvizjet e tij, për të përballuar, jo në kampionat ku bardhezinjtë mund ti lejojnë vetes humbje, por në Europë. Pa CR7, tekniku duhet të zhytet në kërkim të zgjidhjeve të reja dhe fantazuese, disa dhe të eksperimentuara në të kaluarën (si Cancelo apo Alex Sandro mesfushor krahu lart).

Duke e parë gotën gjysëm të mbushur, mund të themi që do të ketë tre ndeshje mundësi në Serinë A për t’i rrotulluar lojtarët dhe për të gjetur formulën më të mirë për të luajtur në Champions nëse – siç mund të duket e pashmangshme në nivelin aktual – Cristiano do të humbasë si ndeshjen e vajtjes, ashtu dhe të kthimit ndaj Ajax.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *