• |
ide | kryesore

Veliaj: Karta e studentit prezantohet javën e ardhshme, tregon 40 shërbimet që do të ofrohen

Lajme, Të fundit



Ofrimi i kartës së studentit do të nisë nga Bashkia e Tiranës. Ndërsa për studetët e qyteteve të tjera nuk përcaktohet ndonjë afat se kur do të kenë mundësi të kenë edhe ata kartë studenti në mënyrë të barabartë si studentët e Universiteteve të Tiranës.

I pranishëm në konferencën “Studime akademike mbi sjelljen njerëzore, edukim dhe shkenca sociale” të Universitetit Mesdhetar, Veliaj tregoi se javën e ardhshme do të bëhet prezantimi i kartës së studentit e cila do të ofrojë fillimisht 40 shërbime të Bashkisë së Tiranës.

“Në javën tjetër do të prezantojmë Kartën e Studentit për Bashkinë e Tiranës. Arritëm në përfundimin që në një qytet që ka sot dhjetë universitete, disa private, disa publike, disa me facilitete, le të themi me një kampus të mirëfilltë edhe me shumë që mund të përdoren për shërbime studentore, disa të tjerë më modestë. Arritëm në konkluzionin që bën më shumë sens që Bashkia e Tiranës, në pamundësi, sidomos të universiteteve publike për të emetuar secili kartën e tyre, ne të kemi kartën studentore. Kështu që për gjithë studentët do të kemi një mundësi që 40 shërbimet që tashmë Bashkia i ka marrë si vendime në Këshillin Bashkiak për t’i ofruar të deduktuara për studentët, të kenë mundësi që të materializohen edhe nëpërmjet një mjeti identifikues. Dhe unë besoj që duke e testuar në Tiranë, ndoshta e kthejmë dhe në një etalon për bashkitë e tjera”, deklaroi Veliaj.

40 shërbimet që përfitojnë studentët:

TRANSPORTI PUBLIK: Aboneja e studentit ka vlerën e vetëm 600 lekë për një muaj (1,600 lekë çmimi standard) MUZETË:

Muzeu Historik Kombëtar 60 lekë (Çmimi standard 200 lekë); Shtëpia me Gjethe 210 lekë (Çmimi standard 700 lekë);

Bunk’Art1 300 lekë (Çmimi standard 500 lekë); Bunk’Art2 300 lekë (Çmimi standard 500 lekë); Kulla e Sahatit dhe muzeu përkrah tij FALAS (Çmimi standard 200 lekë); Muzeu Arkeologjik 100 lekë (Çmimi standard 300 lekë);

Muzeu i Shkencave të Natyrës 50 lekë; Muzeu i Forcave të Armatosura FALAS ; Muzeu i Bankës së Shqipërisë FALAS;

Muzeu Mezuraj 100 lekë (Çmimi standard 200 lekë); GALERITË: Galeria Kombëtare e Arteve 100 lekë (Çmimi standard 200 lekë); Galeria Fab FALAS; Galeria Zeta FALAS; Galeria Kalo FALAS; Gallery 70 Contemporary Art FALAS; Bazament Art Space FALAS; COD FALAS; Art Galeri E.Rira FALAS;

Vivart Gallery FALAS ; Tirana Art Lab FALAS; IICAS – International Interactive Contemporary Art Space FALAS; QENDRA KULTURORE:

Teatri i kukullave 5,000 lekë/ora (Çmimi standard për sallën me qera – 15.000L/ora); TEATRO DHE KINEMA: Teatri Kombëtar / ArTurbina 150 lekë (çmimi standard 300 lekë);

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” 200 lekë (Çmimi standard 500 lekë) Teatri Metropol 300 lekë (Çmimi standard 500 lekë) Kinema Millenium 400 lekë (Çmimi standard 500 lekë);

Kinema Imperal 450 lekë (Çmimi standard 500 lekë); Kinema Cineplexx 2D 450 lekë (Çmimi standard 600 lekë) 3D 600 lekë (Çmimi standard 750 lekë)

APR: Reja FALAS (Për aktivitete biznesi – 20.000 lekë / ora.); Parku i Madh i Liqenit Artificial Tiranë Fushat sportive në PMLAT 50% ulje; Kopshti Zoologjik 100 lekë SHËRBIMET FALAS QË OFROHEN NGA BASHKIA TIRANË:

Qendra Multifunksionale TEN salla falas; Bibliotekat e Lagjeve – Çdo student i pajisur me kartë mund të regjistrohet në çdo bibliotekë dhe të shfrytëzoj hapësirat për lexim dhe aktivitet falas.

Sheshet Publike – Çdo student apo grup studentësh të pajisur me kartë mund të zhvillojnë aktivitetet e tyre në sheshet publike falas, duke ndjekur procedurat e marrjes së lejes pranë Bashkisë Tiranë.



9 Comments

  1. opaaa, fillun kta vemjet, kane 6 vjet pa bo asgjo, vidh pa shpirt
    tani do fillojne te ndajne noi tapi, karte studente qe nuk do funksionoje, noi shkolle pa mure

    se ky popull i ha kto gjona si lopa barin

    me popull mendje-shkurter se gjen askund…

    popull Alzheimer, harro mas 3 minutash

  2. HAHAHAAAAAAAAAAAAAAAAAAA ………MASHTRIMI I RADHES
    LEJFEN JE 1 ………….NE MASHTRIME ,,,,,,,,,,,,,,,,,,HAHAHAHAAAAAAAA

  3. Karta e studentit,eshte pjese e reformes ne arsim,dhe me te merret qeverija,pra ministria arsimit.Cpune ka bashkija,nuk e kuptoj.Karta eshte problem kombetar,per te gjithe universitetet e vendit.Por Velia,me ate Maznikun,na i paskan rene mire lapsit.Ky Mazniku,gjate fillimit te protestes studentore,deklaroi ne Opinion,se per pune ditesh,karta e studentit do jete zgjidhur.Themi pastaj se kemi korrupsion,por duhet te perpiqemi te gjithe kunder tij.Ja pra,ky eshte korrupsion i paster,diten per diell.Bashkia e Tiranes kerkon te zgjidhe (qe nuk do e zgjidhe kurre) nje problem qe i takon Minisstrise.Ndalojeni dhe ta zgjidhe ministria me shqiptare apo kosovare,ne krye te saj.

    1. O kristi.. eshte e vertete qe karta e studentit jepet nga ministria e arsimit.. por sherbimet qe perfitohen me kete karte , ofrohen nga Bashkia e Tiranes. Mos bej propagande bajate kot.. por thirri mendjes dhe lexoje mire artikullin..
      Le qe kot lodhem dhe une qe komentoj me ty . Edhe sikur te ishte ndonje lajme per kohen per 10 diteshin e ardhshem ti prap do beje propagande kundra Veliajt.

      Mjeran.

  4. Gjate protestave te studenteve KM dhe Lali Eri thane qe vonesa e kartes vinte nga fakti se ajo do ishte nje dokument i vlefshem per gjithe Europen .Tani na del qe karta e studentit te Lali Lejfenit qenka per ne teatrin e kukullave etj pra nje gje qe behet brenda dites,pasi aboneja e studenteve ishte ,jane shtuar disa tearo shteterore,disa te oligarkeve dhe ecja neper rruget e Tiranes dhe nga liqeni artificial falas. pika qe s’ju bie ,jeni bere qesharake

    1. kush ta ka thene kete budallallik ty qe karta e studentit do te ishte e vlefshme per gjith europen ? Pse shkruan debillliqe . Apo thjesht te shkruash dhe ti 2 rreshta kundra Veliajt , pa nami u befte.

      Debil.

  5. Jepini keto kartat ne 1 qershor qe te ecin falas-rruges per te votuar ne c’do qender votimi deri diten e zgjedhjeve .Shume lehtesira”te mbedha”ju kane bere ,se ju plasi trapi atyre te vizitojne -Shtepine me gjethe dhe bunkeret -keta shushunjat e kuqe per te nxjerre ndonje lek dhe per te mbajtur gjalle nostalgjine per sistemin e baballareve te tyre .Keta qofshin pa tru te votojne prape keta -shushunja-qe ne c’do lloj menyre duan ti rjepin te gjalle studentet dhe kete popull.

  6. Z Kryetar, e keni bere Tiranen si vareze.
    Gropa gropa, ke frike te gdhihesh ne mengjes. Po ndertohet kafsherisht, turperisht duke i murosur njerezit ne shtepite e tyre. Te flasesh per karten e studentit ne kete katraure, ku cdo gje qelbet era korrupsion eshte lluks. Abuzoni me pushtetin, pa piken e turpit. Ku e gjen te drejten ti, te japesh keto leje ndertimi. Merr nje mandat 4 vjecar , dhe ben dem kaq te madh qe nuk rregullohet per 40 vjet. . Kjo eshte papergjegjshmeri, dhe babezi per para. Mos u ngopshi ishalla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *