• |
ide | kryesore

Astrit Patozi thumbon politikën: “Ku ndryshojmë me sllovakët?”

Lajme, Të fundit



Zgjedhjet presidenciale në Sllovaki kanë tërhequr vëmendjen në mbarë Europën. Edhe në këtë rast triumfoi një emër jashtë partive tradicionale që për dekada të tëra kishin transferuar pushtetin nga një krah në tjetrin. Në krye te vendit sllovakët zgjodhën një avokate dhe aktiviste të njohur për luftën e saj kundër korrupsionit Zuzana Čaputová.

Ky zhvillim ka shtyrë ish-nënkryetarin e PD-së Astrit Patozi të ngrejë pyetjen: “Ku ndryshojmë ne nga sllovakët?”. Në një postim në rrjetet sociale, Patozi ironizon 3 partitë kryesore në vend që edhe pse duket sikur janë duke u vrarë, kanë hallin e pushtetit të tyre.

“Nuk ka nevojë patjetër për revolucion që të sjellësh ndryshimin, le më pastaj që të bësh sikur, si tek ne, e të presësh realisht frute prej tij. Shiko se si sllovakët, fare pa zhurmë, vendosën qartazi kundër kastës, që ua kish sjellë për gati 30 vjet në majë të hundës.

Ndërsa në Shqipëri po bëhet nami që të mos kemi mundësi tjetër për të zgjedhur, përveçse njërin prej 3 oligarkëve politikë, në mos të tre njëherësh. Sepse ata janë të gatshëm ta ruajnë dhe ta mbajnë njëri-tjetrin edhe atëherë kur ngjajnë se janë duke u vrarë dhe prerë me shoshoqin.

Diferenca është e thjeshtë: ata votojnë qetësisht për ndryshimin, ndërsa ne bëjmë luftë për vazhdimësinë” – shkruan Patozi në Facebook.

Čaputová u bë e para grua, Presidente e Sllovakisë. Ajo kishte një eksperiencë politike të paktë, por kjo nuk ndikoi që ajo të mposhte në garën elektorale diplomatin e profilit të lartë Maroš Šefčovič, i emëruar nga partia në pushtet.

Ajo i cilësoi zgjedhjet si një betejë mes së mirës dhe së keqes, nisur nga fakti se u mbajtën rreth një vit nga vrasja e gazetarit investigativ Ján Kuciak i cili po hetonte lidhjet mes qeverisë dhe krimit të organizuar. Čaputová është 45 vjeç, e divorcuar dhe nënë e dy fëmijëve. Ajo është anëtare e partisë Sllovakia Progresiste, por që nuk ka asnjë mandat në Parlament. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Duhet te kishe prit te pakten 1 vit per ta bere konstatimin e ndryshimit real. Sa per te tjerat, qe nuk krahasohemi as me maqedonine qe djalogon me kufje ne vesh,jam superdakort.

  2. NUK GJEN RAST PA HONG MUT EDHE KY , E MAROVE CIKLIN TI O PATOZI . BILES DUHET TE IKIN EDHE SHUME E SHUME TE TJERE .

  3. sULMI I pATOZIT, PER TRE PARTITE KRYESORE TREGON DESHIREN, E MBRAPASKENEN E DESHIRES SE KETIJ ISHI POLITIKANI, QE VETE SA ISHTE, SE NXORRI QIMEN NGA QULLI, THOTE POPULLI, TANI DEL E I SULMON PA TREGUAR SE NESE SHKOJNE, APO SHKRIHEN KETO PARTI, ME KE PARTI TE ZGJEDHIM TE AREDHMEN, APO SI DO FUNKSIONOJE DEMOKRACIA, MOS KA DESHIRE QE TE KTHEHEMI NE MONO PARTI, QE FSHEHTAS E NE MENYRE TINEZARE E THOTE , SEPSE PO E SHEH SE KY km I ARDHE ME ORIGJINE KUQALESH, NE PJESEN ME TE MADHE ESHTE BERE DIKTATOR, QE URDHERON TERE INSTITUCIONET, E pATOZI DESHIRON , E QE MUND TE KENAQET ME LEDHATITE E PSIKOPATIT. mE E NDERESHME ESHTE HESHTJA E JOTE, SE SA KOMENTET E OPINIONET PER TE MBUSHUR EDITORET E GAZETAVE, APO TE PORTALEVE. sOT, POPULLI PO KERKO ATO QE IA KENI LENE JU NE HUMBJE E MJERIM, PRANDAJ S;KA KTHIM PRAPA, SA DO QE TI pATOZ E HEDH NGA NJE THUMB PERCARJE, QE TE MBJELLESH MOS BESIM.

  4. Ne ndryshojmë me sllovakët aq shumë sa ju nuk e shkoni nder mend. Brënda Shqipërisë ndryshon veriu me jugun, qarku me qarkun, çdo qytet me tjetrin deri tek fshati me fshatin në kufi . Nëse nuk e ke kuptuar këtë të rroftë shkolla dhe eksperienca që ke fituar nder vite! Ne ndryshojmë edhe me Kosovën , sepse atje asnjë parti nuk fiton mbi 50% të votave, kur bëhen zgjedhjet, që do të thotë se nuk shiten e blihen votat si te ne. Si lexues i thjeshtë dhe komentues do ta këshilloja Z. Patoz të mbante qendrim tjetër ndaj zhvillimeve në vend dhe në botë. Shqipëria, siç kuptohet, është e mbytur nga krimi dhe drejtohet prej tij. Në këto kushte nuk flitet për drejtësi, rend, siguri as mirëqënie. Duhet përmbysje e madhe për të dalë nga kjo gjëndje. Duhet guxim, durim gjatë sakrificave dhe ndershmëri. Jetoni apo nuk jetoni në këtë vend të nëmur e të mallkuar nga ata që s’kanë turp të pasurohen mbi varfërinë e popullit të vet?

  5. Po tej nuk e mendon veten se je pjese e kesaj kaste politike 30 vjecare apo bere pushim ca vjet dhe quhesh frym e re tani, o palle ketu nuk ka asnje te pa varur se edhe ko…. qet jan varur diku. Suksese o frym e re

  6. Patozi bën sikur nuk e di që ndryshe nga Shqipëria , në Sllovaki presidenti nuk zgjidhet nga parlamenti por drejtë përdrejtë nga populli. Këtë e vërteton fakti se presidentja e zgjedhur nuk i përket një partie parlamentare.
    Kam përshtypjen që politikani i dështuar Patozi, kujton se po të zgjidhet presidenti si në Sllovaki, mbase mund të hedhë kandidaturën e të bëhet si president në emër të partisë që ka nërmend të krijojë.
    Është e vërtetë se sa ishte Patozi nënkrytar i PD, as u ndje se ishte gjallë,
    Vetëm kur ju pre koromanja e pushtetit, u kujtua se dikur ka qenë gazetar e tani mund të bëjë para duke sharë partinë e tij.
    Mblidh mëndjen Patoz e sëbashku me Ramën hiqni dorë nga politika e futjuni zanatit të gazetarit tek Mero Baze, se deri tek Tema e Meros e keni që të dy takatin intelektual e formimin moral,
    Nuk keni b… që të bëni karshillëk me Bashën as ti e as Rama.
    Shqipëria ka nevojë për juristë me formim në universitetet prestigjioze të Europëe e Amerikës e jo të ca gazetarëve mediokër e inatçij si ti.

  7. Pavaresisht mekateve te pafund te Patosit, shkrimi i tij eshte i mire e duhet analizuar me qetesi por pa dashuri. Dy rruge kemi ne si shqiptar ose te shkojme drejt anarkise se per revolucion ne si bije barinjesh nuk na ka lezet ose te votojme me mençuri e zemer per Shqiperine e jo me zemer per vete.

    1. Po ku e gjen more Astrit këtë “shkrimin e mirë” të Patozit ?
      Ka marë të shkruaj për presidenten sllovake që është zgjedhur vetëm se është shquar në luftën e saj kundër krimit e korrupsionit në Sllovaki.
      Por vetë Patozi çfarë ka bërë ?
      Në vënd që të luftojë kundër krimit të organizuar e korrupsionit masiv që solli kjo qeverisje, është marë me “krimin e madh” sipas tij,që paskej bërë Basha që nuk dha dorheqjen nga drejtimi i PD që këtë parti ta drejtonte Patozi.
      Astrit !
      Këtë mendimin se shqiptarët janë “bijë barijsh” e ka përhapur propoganda nacional-shoviniste serbe.
      Shqiptarët janë bijë barijsh e bujqësh, po aq sa të gjithë popujt e tjerë të Europës
      Po me këtë dashakeqësi për njerëzit që luftojnë për liri, i etiketojnë sot ca fundërina si Erion Veliaj 80% të shqiptarëve malësorë duke i quajtur me përbuzje “shpellarë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *