• |
ide | kryesore

Çfarë po ndodh në Elbasan? Forcat speciale blindojnë qytetin

Lajme, Të fundit



Forca të shumta të policisë, forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe ato Shqiponja kanë “mësyrë” në Elbasan ku ka nisur një numër i madh patrullimesh.

Duke parë dhe ngjarjet e kohëve të fundit në qytet, të cilat kulmuan me ekzekutimin mafioz të avokatit Ravik Gurra, policia e shtetit ka nisur të kryejë një sërë kontrollesh në mbarë qytetin, ku janë vënë në sitë një sërë personash me precedentë. Mësohet se ka pasur kontrolle të befasishme në një sërë biznesesh e banesash të dyshuara nga autoritetet.

Deri më tani nuk ka informacione të detajuara, dhe ende nuk dihet nëse operacioni është kryer për të vënë në pranga eksponentë të krimit në qytet, numrat e të cilit nuk janë të paktë. Nuk dihet as nëse ky është një tjetër “spektakël” që policia jep në rrugët e qytetit për të treguar prezencë në qytet, por pa prekur emrat e “të fortëve” që realisht bëjnë ligjin në këtë qytet. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *