• |
ide | kryesore

Dhurata e Harper për Victorian në ditën e nënës (Foto)

Paparazzi, Slider



ictoria gjeti kuzhinën e saj të zbukuruar me tullumbace, disa buqeta lulesh, mesazhe të shkruara me dorë nga fëmijët e saj dhe një tortë me mesazhin “Të duam shumë”.

Por dhurata më e ëmbël ishte ajo e Harper, e cila kishte menduar të shkruante një libër të sajin me titullin “My reasons why” (arsyet e mia pse). Victoria publikoi një video në Instagram ku Harper i lexon shprehjet nga libri ku disa prej tyre ishin: “Faleminderit që më vendos në shtrat. Faleminderit për të gjithë aventurat tona. Për të gjithë përqafimet që më jep. Për të gjitha puthjet që jep. Që më mbulon me dashuri.”

Duke marrë parasysh faktin që Harper është vetëm 7 vjeç, mund të themi se vërtetë kjo dhuratë ishte e veçantë.

Edhe David Beckham shkroi urimin e tij për të ëmën dhe Victorian: “Gëzuar Ditën e Nënës për dy nënat më të mira në botë… Dy gra që drejtuan duke dhënë shembull dhe dashuri me gjithçka që kishin… unë dhe motrat e mia jemi shumë me fat dhe po ashtu fëmijët tanë të bukur… Gëzuar Ditën e Nënës të gjitha nënave të mrekullueshme në këtë botë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *