• |
ide | kryesore

FOTO/ Çmenduri në derbin e Skocisë: shoku i skuadrës së Grezdës godet me grusht kundërshtarin

Sport



James Forrest është njeriu që vendosi derbin e Glasgoë katër minuta nga fundi dhe i bëri të çmenden nga gëzimi tifozët në Celtic Park për fitoren që i shkëput +13 në krye të Scottish Premiership. Për ti komplikuar gjërat për Steven Gerrard, mendoi Alfredo Morelos, që u ndëshkua me karton të kuq për sjellje të dhunshme. Sulmuesi kolombian, golashënuesi më i mirë i Premiership me 17 gola, goditi me grusht Broën, me topin larg, por u pikas nga asistenti që sinjalizoi ndëshkimin e sulmuesi të Rangers.

Tekniku Gerrard nuk e ka grumbulluar përsëri Eros Grezdën për ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit, pavarësisht dy takimeve të luajtura nga sulmuesi i përfaqësueses në eleminatoret e Euro 2020. Rangers arritën ta rikuperonin rezultatin në të 63 me golin e Ryan Kent, por pikërisht në fund, në të 86’ Tavernier gaboi pasimin, duke favorizuar kundërsulmin që solli golin e Forrest. Në përfundim të sfidës shpërthyen polemikat, shtyrjet dhe ndonjë goditje e ndaluar mes futbollistëve të dy skuadrave, në stilin e zakonshëm të luftëtarëve skocezë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *