• |
ide | kryesore

Inter nuk grumbullon Icardi: shumë nga lojtarët zikaltër të lumtur

Sport



Në kampin e Inter, telenovela e Mauro Icardi është larg nga të qenit në fund. Gjatë javës, ish-kapiteni është kthyer të stërvitet me grupin e, duke parë dëmtimin e Lautaro Martinez, ndeshja me Lazio dukej rasti perfekt për ta riparë në fushë, por më pas erdhën të befasishme deklaratat e teknikut Luciano Spalletti në konferencë për shtyp: “Icardi nuk është i grumbulluar”.

Sulmuesi argjentinas e ka mësuar lajmin vetëm gjatë konferencës e, sipas asaj që bëhet e ditur nga Appiano, nuk e ka marrë aspak mirë (as avokati i tij Nicoletti). Por në fakt në fjalët e Luciano Spalletti të japin idenë se ka dicka tjetr: “Duke parë atë që ka ndodhur në këtë periudhë, e quaj të drejtë që për këtë ndeshje ai nuk është në gjendje të ndihmojë shokët”.

“Zgjedhja e Spalletti, për të mos grumbulluar sulmuesin, i është komunikuar Marotta mëngjesin e të shtunës. Shoqëria është reshtuar në krah të trajnerit, të cilit i është njohur fuqia për të marrë vendimet brenda dhomave të zhveshjes” analizon La Gazzetta dello Sport.

Sipas ndërtimit të fakteve, motivi i mungesës së grumbullimit duhet kërkuar të premten: pas mbledhjes së skuadrës në sallën e videos për të përgatitur ndeshjen me Lazio, Spalletti i ka kërkuar Icardi nëse kishte dicka për ti thënë shokëve, por Maurito është përgjigjur se ka sqaruar gjithcka me shoqërinë e nuk do të shtojë asgjë.

Dëshira për të mos ndryshuar pozicion nuk i ka pëlqyer fare trajnerit dhe lojtarëve, shumë nga të cilët kanë vlerësuar zgjedhjen e Spalletti për të mos e grumbulluar, sepse Icardi nuk është kthyer në grup në mënyrën e duhur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *