• |
ide | kryesore

Kean, snajperi i Juventus: tre gola me tre goditjet e para

Sport, Video



I përzgjedhuri, ose vetëm me fat: njeriu i momentin në kampin e Juventus është padyshim Moise Kean. Italia e zbuloi papritur, Juventus e gjeti vendimtar në një periudhë delikate. 19 vjec e 32 ditë, sulmuesi i lindur në Vercelli ka treguar në fushë se është gati për kapërcimin e madh, të mbajë një fanellë titullari edhe kur flitet për një Kombëtare 4 herë kampion bote dhe klubit më të tiulluar të Italisë. Allegri kërkon qetësi për talentin e tij, por numrat janë të gjithë nga ana e Kean. Këtë vit ka shënuar tre gola në Serie A, me tre goditjet e para, me Empolin i mjaftuan 2’30” nga hyrja në fushë për të shënuar e për tu bërë shënuesi më i ri që ka realizuar 8 gola në kampionat, pas Mario Balotelli (18 vjec e 242 ditë, në 2009).

Tani nuk do të jetë e lehtë ta ulësh në pankinë ose të trajtsh rinovimin me shifra të përshtatshme për një të ri. Për pjesën e parë Allegri i ka idetë e qarta. Deri në fund të sezonit Kean do të ketë hapësirën e tij, por nuk mund të konsiderohet titullar. Trajneri toskan ka treguar se di të administrojë të rinjtë dhe Moise duket se e ka pranuar, duke mbajtur kokën ulur dhe duke shfrytëuar mundsitë që i jepen. Një sinjal i rëndësishëm edhe për Juventus që mund të vendosë të besojë tek ai në të ardhmen, duke investuar një shifër të rëndësishme për rinovimin. Shifër që me siguri do ta pretendojë menaxheri i tij Raiola për të qendruar në Torino. Vendimtare do të jenë javët e ardhshme, por bardhezinjtë e kanë të qartë se janë përballë një sulmuesi të fortë fizikisht, teknikisht, por edhe me mentalitetin e duhur. Kualitetet më të rëndësishme për tu bërë një lojtar i rëndësishëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *