• |
ide | kryesore

Rikthimi i Milik: polaku lider i Napolit, pas dy vitesh dëmtime

Sport, Video



E ardhmja e Arkadiuz Milik është më shumë e kaltër se kurrë. Në vitin e parë të vërtetë me Napolin, sulmuesi polak është duke i bindur të gjithë dhe 19 golat e shënuar (pwrfshirw atw tw minutws sw 2 nw Olimpico kundwr Romws), janë një tregues i dukshëm. Për këtë arsye përpara tij ish-lojtari i Ajaksit sheh vetëm Napolin dhe askënd tjetër. Sipas asaj qw bwn tw ditur Gazzetta dello Sport nuk ka asnjw pengesw pwr vazhdimin e bashkwpunimit mes Milik dhe Napolin. Sepse, pas dy vjetësh të komplikuara nga dëmtimet, tani më së fundi tifozët e kaltër janë duke zbuluar vlerat e këtij qendërsulmuesi që shënon në vazhdimësi dhe është zbuluar dhe si një specialist i goditjeve të dënimit: 3 gola të tillë në këtë kampionat, askush si ai.

“Është kthyer dielli, në Napoli ndihem mirë dhe mendoj të qëndrojë gjatë”, ka thënë për mikrofonët e Sky Sport. Polaku shfaq kështu gatishmërinë e klubit që ka pasur durimin ta presë dhe ta vendosë në gjendjen për t’u ringritur pas dy vjet dëmtimesh. Më shumë për Ançelotin – që nuk humbet rastin ta ndjekw dhe kur është në kombëtare – që është duke vepruar edhe nën profilin taktik me sulmuesin, duke e pwrfshirw në manovrën e skuadrës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *