• |
ide | kryesore

VIDEO/ Ish-boksieri me pranga në duar në varrimin e babait dhe xhaxhait në Shkodër

Lajme, Të fundit



Pas kërkesës së gjyshit të tij për ti dhënë leje 2-ditore që të merrte pjesë në ceremoninë mortore të vëllezërve Bilali të vrarë një ditë më parë, ish-boksierit Asmer Bilali i është dhënë leje nga burgu. Në videon e mëposhtme, i dënuari shihet me pranga në njërën dorë rrethi tjetër i së cilës është i lidhur në dorën e një oficeri policie, ndërkohë që përreth shikohen edhe policë të tjerë.

Asmer Balili takohet me të afërmit e tij të cilët e ngushëllojnë për humbjen e të atit dhe xhaxhait të cilët mbetën të vdekur gjatë një atentati ditën e djeshme në Shkodër. Leja i është dhënë për një afat 2-ditor për të qëndruar pranë familjes ashtu sikurse edhe ishte kërkuar nga gjyshi i tij.

Ai i ka bërë thirrje shtetit që t’i japë 2 ditë leje Asmer Bilalit në prezencën e policisë, pasi nuk ka se kush t’i përcjellë njerëzit pasi ai është i vetmi mashkull në familje. Asmer Bilali është shoqëruar nga policia për në banesën e tij dhe pas mbarimit të këtij afati do të rikthehet në qeli.

Ish-kampioni i boksit Asmer Bilali, humbi dje babanë dhe xhaxhin e tij të cilët u vranë para derës së shtëpisë nga persona të pa identifikuar. Ish-boksieri u arrestua vitin e kaluar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër. Dyshohet se lufta mes grupeve rivale ka sjellë viktimat e radhës./faxnews



1 Comment

  1. Nese tenderi per veprimtarine e qeverise i eshte lene serbeve(ruseve) atehere kjo eshte tradheti kombetare dhe pergjegjesit duhet te ndeshkohen si tradhetare !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *