• |
ide | kryesore

Video/ Lazio për Champions: Strakosha ndalon cdo tentativë të Inter, vendos Milinkovic

F1, Sport, Video



Lazio mposht Inter 1-0 në San Siro falë një goli me kokë në minutën e 12′ të Milinkovic-Savic e rikthehet në shinat e kualifikimit për në edicionin e ardhshëm të Champions League. Skuadra e Spalletti mbetet e treta me 53 pikë, ende +2 nga Milan, por bardhekaltrit ngjiten në kuotën e 48 pikëve, me një ndeshje më pak (kundër Udinese në 17 prill). Me pak fjalë, të gjithë janë aty në një luftë të hapur.

Zikaltrit pa Martinez të dëmtuar dhe me Icardin të lënë jashtë grumbullimit si dënim, nisën mirë me Skriniar që cuditërisht gaboi shënjestër në zhvillimet e një goditje këndi. Lazio ndërkohë goditi në rastin e parë të paraqitur: asist preciz i Luis Alberto në shtyllën e dytë, ku Milinkovic kërcen mbi Brozovic e me kokë e dërgon topin në rrjetë. Në disavantazhin e një gol, Inter merr komandën e lojës, por e ka të vështirë të krijojë. Shansi i vetëm i takon Keita, por Strakosha mbylli cdo hapësirë në shtyllën e parë. Duhet një super Handanovic në krahun tjetër për të ndalur Bastos e Luis Alberto, duke mbajtur në lojë skuadrën e Spalletti përpara pushimit.

Inter e rinis lojën në presing: Strakosha është i zoti të bllokojë në dy kohë tentativën e Perisic. Të besuarit e Inzaghi e mbajnë ritmin të ulët, por nuk hezitojnë të godasin: në të 54′ është akoma Handanovic që bën shpëtimtarin ndaj Caicedo e më pas tregohet më i shpejtë se Immobile. Spalletti luan edhe kartën Nainggolan 15 minuta nga fundi, por Strakosha nuk rrezikon më asgjë dhe Lazio kthehet prepotente në garë për një vend në katër më të mirat.

Italy – Serie A

Parma 1 – 3 Atalanta
Fiorentina 1 – 1 Torino
Roma 1 – 4 Napoli
Frosinone 0 – 1 SPAL
Bologna 2 – 1 Sassuolo
Inter 0 – 1 Lazio



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *