• |
ide | kryesore

Video/ Liverpool falenderon: Tottenham i bën dhuratën e minutës së fundit

F1, Sport, Video



Në kërkim të rimarrjes së kreut të Premier League, Liverpool nuk mund ti lejojë vetes gabime, edhe në ndeshje delikate si ajo në Anfield Road kundër Tottenham. Ritmi i kryesuesve të Manchester City është i lartë dhe të kuqtë kishin nevojë për një fitore kundër londinezëve të vendit të tretë, për të mbajtur presionin mbi të besuarit e Guardiolës.

Në javën e 32 të Premierligës Liverpool është imponuar vetëm në fund, ose më saktë ishte Tottenham që bëri dhuratën në kohën shtesë me autogolin e Toby Alderëeireld që vendosi ndeshjen. 29 vjet pa titull janë shumë për një klub si ai i Merseyside ndaj dhe të kuqtë nuk duan të heqin kurrësesi dorë nga tentativa për ta kthyer kampionatin në Liverpool.

Avantazhi i shpejtë i skuadrës së Klopp me Roberto Firmino, në minutën e 16’, e bëri të dukej e thjeshtë, por në fakt nuk ishte. Pocchetino kishte në dispozicion të gjithë kampionët e tij dhe në të 70 barazoi rezultatin me brazilianin Lucas Moura, duke e bërë të dukej si një asist për Citizens, që duhet ende të luajnë. Vetëm se asist i vërtetë ishte ai i Alderëeireld, që shënoi në portën e tij në fund të ndeshjes, duke i dhënë fitoren Liverpool, që proviziorisht rikthehet në vendin e parë me 79 pikë, 2 më shumë se Manchester City, që duhet të luajë derbin me Manchester Unitedin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *