• |
ide | kryesore

23-vjeçari u godit me mjete të forta, policia arreston agresorët

Lajme, Të fundit



Një 23 vjeçar, banues në Klocë të Maliqit ka përfunduar në spital, ku po merr kura intensive nga mjekët, pas konfliktit me dy të rinj të tjerë.

Mësohet se policia ka arrestuar autorin e plagosjes, ai është identifikuar dhe arrestuar në flagrancë.

Personi që goditi 23-vjeçarin është banues në fshatin Kolanec. Së bashku me një 18-vjeçar, ata kanë plagosur me sende të forta 23-vjeçarin nga Kloca e Maliqit.

“Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:  •  U.Z, 26 vjeç, si edhe filluan procedimin  penal në gjendje të lirë ndaj  shtetasit:  •  L.H, 18 vjeç, banues në fshatin Kolanec.

Ditën e djeshme në fshatin Kolanec dy shtetasit e mësipërm, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin M.K, 23 vjeç, banues në Klocë, ku gjatë konfliktit shtetasi U.Z, dyshohet se ka plagosur me send të fortë 23 vjeçarin, i cili ndodhet në Spital nën kujdesin intensiv të mjekëve, ndërsa shtetasi L.H, e ka kanosur.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Kanosja””, thekson Policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *