• |
ide | kryesore

Ancelotti nuk do të rrezikojë Hysaj për Arsenal: mbrojtësi nuk do jetë kundër Empolit

F1, Sport



Napoli mendon vetëm për sfidën me Arsenal dhe tekniku Carlo Ancelotti nuk ka ndërmend të rrezikojë asnjë nga të besuarit e tij, që vuajnë probleme fizike. Kështu, Elseid Hysaj do të qendrojë jashtë për transfertën me Empolin, me vendimin e teknikut për të mos pësuar një lëndim tjetër që mund ta bënte kapitenin e Shqipërisë të humbasë sfidën me Topçinjtë. Hysaj doli nga fusha në minutën e 68 kundër Romës, pikërisht për të shmangur ndonjë dëmtim serioz.

Infermieria e Napolit nuk ka ndërmend të zbrazet, përkundrazi, pas takimit të fituar në Olimpico kundër Romës, Ancelotti është i detyruar të bëjë llogaritë me shqetësime të tjera muskulare për lojtarët e tij. Mertens, i është nënshtruar terapive në Castel Volturno, pas një traume kontuzive në tibia, që e vë në dyshim për ndeshjen me Empolin. Vullneti i teknikut është i qartë. Me vendin e dytë të blinduar në kampionat, duhen evituar risqet e kota në prag të sfidës së dyfishtë në Europa League kundër Arsenal.

Ky është edhe motivi pse Mertens mund të kursehet kundër Empolit, ashtu si mbrojtësi i djathtë shqiptar, ndërsa mbetet për tu vlerësuar – edhe pse me optimizëm – gjendja e Insigne. Nëse përgjigjet do të jenë të kënaqshme, për sulmuesin mund të rezervohen disa minuta përpara impenjimit europian, ndërsa jashtë do të jenë e sigurtë Albiol, Chiriches e Diawara.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *