• |
ide | kryesore

Callejon “përjetë” napoletan: zgjedhjen e bënë… të bijat

Sport



Zhvillime të rëndësishme afrohen për të ardhmen e Jose Callejon, që ka preferuar të shkojë drejt qendrimit në Napoli deri në mbyllje të karrierës. Sipas asaj që raporton Il Mattino zgjedhja e ish-sulmuesit të real Madrid është kondicionuar fort nga të bijat: kanë qenë pikërisht ato që e kanë shtyrë për të qëndruar ende këtu, e janë ato që duan që babai i tyre të firmosë për klubin e kaltër deri në fund të karrierës.

De Laurentis donte praktikisht të priste për të kuptuar nëse 32-vjeçari kishte përsëri dëshirën dhe motivet për të ecur përpara me Napolin. Në fakt, merita e rikonfirmimit i takon menaxherit të tij, por nga ana tjetër, Jose i ka dhënë letrën e bardhë Napolit: kërkon të qëndrojë sepse ndjen se për Ancelotti dhe projektin e tij shërben ende eksperienca e spanjollit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *