• |
ide | kryesore

Del përgjimi i ri/ Alizoti-drejtorit të policisë: Merre pak shefin e madh se dua ta takoj patjetër

Lajme, Të fundit

Ish-deputeti i PD-se Ervin Salianji ka publikuar një tjetër bisedë telefonike, e përgjuar sipas tij nga prokuroria, mes Drejtorit të Policisë së Fierit Albert Nushi ( në vitin 2018) dhe Fredi Alizotit. Sipas Salianjit ky i fundit u pagua për të thënë që ishte aktori që ka bërë zërin e Geron (Agron) Xhafës në audiopërgjimin e publikuar nga PD, ku akuzohet për trafik droge vëllai i ish-ministrit të Brendshëm

Albert Nushi (drejtor Policie): Fredi…

Fredi Alizoti: Përshëndetje, ça bën o? Po ku je o? Unë në kryeqytet…

Albert Nushi (drejtor Policie): Kryeqytet ë??

Fredi Alizoti: Eee A dëgjon? Thuaji çik atij shefit të madh, unë jam ku më le atë natë, ta takoja cik sonte.

Albert Nushi (drejtor Policie): Ca do?

Fredi Alizoti: Ta takoja cik atë shefin tënd

Albert Nushi (drejtor Policie): Po ku je o?

Fredi Alizoti: Ku më le atë natë thash o burr, në kryeqytet… E atje, këtu jam.

Albert Nushi (drejtor Policie): Po shiko mua, nesër në orën 9… Po çne ti, ike direkt?

Fredi Alizoti: O lla unë nuk kam më kthim mbrapa, ato që janë bërë janë bërë. Nuk ka më kthim mbrapa

Albert Nushi (drejtor Policie): Po, pooo

Fredi Alizoti: Merre cik shefin dhe jam këtu lart, e ke parasysh dua ta takoj se s’bën sonte. Sonte se s’bën, gjallë a vdekur./Opinion.al

1 Comment

  1. O bandite,,,,A doni me per Belulin? Flisni vetem nje here drejte, e pranoni faktet or gangstere te paguarA e kuptoni qe jeni llumi i maskaralleqeve e mizerabilitetit te jetes se ketij populli qe c;do dite e mashtroni, e torturoni, e perdhunoni politikisht, qe vetem ju te mbani pushtetin. Ne c;fare gjethe do fshiheni, kur dihet se tashme ju kane rene breket politikisht e ekonomikisht. S;keni me moral qe te na qeverisni, por po e mbani pushtetin per te barazuar borxhet me oligarket e boset e mafies qe i keni bashkepunetore e bashkepronare..Gjendja e pergjitheshme ju therret ne nderin e sinqeritetin ndaj jetes e zhvillimit qytetar andaj sa me shpejt te jete largimi aqe me shume fiton populli, sa me shume qe shtyni sundimin, aqe me i rende do jete denimi per tere kupolen e besniket e ketij pushtet maskaralleku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu