• |
ide | kryesore

Disiplina trondit Tiranën: 4 ndeshje pa tifozë, 5 pa Ngo’o

F1, Sport, Video



Grushtat që u shpërndanë në hyrjen për në dhomat e zhveshjes së Selman Stërmasit, sigurisht që nuk do të kalonin pa u ndëshkuar, por ajo që e pësoi keq nga Disiplina Sportive ishte Tirana. Bardheblutë duhet të bëjnë pa tifozët e tyre për katër ndeshje dhe pa sulmuesin e tyre kryesor Michael Ngo’o për 5 ndeshje.

Ndërprerja e ndeshjes nga sjellja e gabuar e tifozëve dihej që do të kishte kosta mbi klubin organizator, por për Tiranën këto dënimet pa tifozë po bëhen gjithnjë e më frekuente, aq sa edhe kosto financiare e dënimeve prej tyre po bëhet faktor në bilancet e 24 herë kampionëve.

Ajo që duhet të shqetësojë Ardian Memën është skualifikimi për 5 ndeshje i anglezit Ngo’o, që është konsideruar fajtor nga Disiplina si nxitës i sherrit me presidentin e Laçit, Pashk Laska. Vetëm tre ndeshje për numrin 1 të bardhezinjve, edhe pse përpara reagimit të sulmuesit ishte ardhja e tij në zonën e debatit që provokoi situatën.

Ka shkuar më keq për të birin Kleo Laska, si dhe zyrtarin tjetër kurbinas Klevis Hima, 9 ndeshje skualifikim për ta, për sulm ndaj kundërshtarit të ndeshjes, sepse ishte ai që u përlesh me shtatlartin anglez, duke krijuar kaosin me përfshirjen e të gjithë aktorëve, në përfundim të sfidës Tirana-Laci.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF

1. KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar ndëprerjen e përkohëshme të lojës, në bazë të Nenit 66/3/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.
2. Lojtari i KF “Tirana”, Michael Ayodeji Ngoo, për sulm ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
3. Zyrtari i KF “Tirana” , Emanuel Egbo , për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
4. Zyrtari i KF “Laçi” , Pashk Laska, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktivitetet. Në bazë të nenit 20 dhe 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në stadium, në dhomat e zhveshjes dhe territoret përreth fushave të lojës apo stolat e rezervave.
5. Zyrtari i KF “Laçi”, Kleo Laska, për sulm ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/b të KDS, dënohet me 9(nëntë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
6. Zyrtari i KF “Laçi”, Klevis Hima, për sulm ndaj kundërshtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/b të KDS, dënohet me 9(nëntë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
7. FK “Partizani”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatoreëve do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që parashikon Kodit i Disiplinës Sportive dhe rreglloret e tjera të FSHF.
8. KF “Vllaznia”, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës do të jetë subjekt i masave ndëshkimore që parashikon Kodit i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.
9. Zyrtari i KF “Shënkolli” , Albert Rrusti, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.
10. Zyrtari i KF “Vora” ,Rezart Maho, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.



1 Comment

  1. Ha Ha HA keto te federates jane gallate ne vete. Sa meren me lojra fjalesh, ta nxjerin tiranen nga kategoria e superliges me vendimet e tyre te drejte biles do thonja brilante e me kaq jane te kenaqur, dhe tifozat e partzanit qe jane perlajmeruar e plus te tjeret. Sidos bie ne sy edhe reptesia e federates per fuksionarin e Shenkollit!!!!. Me qe ra fjale kishe eshte kjo Shenkolli?. Ideja eshte qe ne japim drejtesi te paanshem!!! Edhe Tiranen e nxjerrim nga kategoria dhe Shenkollin e kthejme ne xhami!!! Rrofte drejtesia! Xhenem ne shqiptaret jemi te famshem ne bote per te bere drejtesi!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *