• |
ide | kryesore

Ermal Fejzullahu flet për debatin Sabri-Flori: ‘Gjest i ulët’

F1, Paparazzi



Vetëm para pak ditësh dy këngëtarët, Sabri Fejzullahu dhe Flori Mumajesi ishin në qendër të mediave për konfliktin e tyre “virtual”.

Përgjatë një interviste, Fejzullahu pohoi se shumë këngëtarë blejnë klikimet e klipeve, dhe si shembull përmendi Flori Mumajesin, i cili sipas tij për një ditë ka marrë 3 milion klikime.

Mirëpo Flori nuk ndenji duarkryq dhe reagoi përmes një postimi në Instagram duke iu referuar këngëtarit me fjalët: “Pse be axha Sabri kapesh me mu?”

Deri më tani, Sabriu nuk ka reaguar publikisht, mirëpo djali i tij, gjithashtu këngëtar, Ermal Fejzullahu, i cili pritet që së shpejti të bëhet baba për herë të katërt ka thënë disa fjalë për Florin.

Përgjatë një interviste në emisionin “1 kafe prej shpisë” këngëtari dukej  shumë i zhgënjyer teksa u shpreh: “Më ka ardhur keq për atë që ka ndodhur. Më ka ardhur keq nga të dy palët. Një plak 75-vjeçar ndoshta e nxjerr ndonjë llaf pa lidhje, por më ka ardhur shumë keq nga kolegu, nga Flori, që ka bërë një reagim që nuk i ka pasur hije, duke pasur parasysh moshën, karrierën e tij, zhargonin që e kishte përdorur në atë postimin, më është dukur e ulët. Unë e kam kontaktuar personalisht dhe i kam thënë, të lutem, të kesh parasysh që babai im ka atë moshë, fshije fare atë postim. Më është dukur shumë gjest i ulët. Mirëpo sido që të jetë, jeta është e gjatë, i uroj atij sukses edhe shëndet.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *