• |
ide | kryesore

F1/ Leclerc injoron urdhërin e skuderisë: “Qendro pas Vettel dy xhiro”, ndërsa ai e parakalon

Sport, Video



Charles Leclerc është fituesi moral i Çmimit të Madh të Bahrein, garë të cilën e humbi vetëm për një problem në motorin e Ferrarit të tij. Në garën e dytë me Kokëkuqen, piloti i ri ka treguar siguri të madhe, por edhe një lloj moskokëcarje, ashtu si dëshmon biseda në radio me skuderinë në fillim të garës, kur ishte ende pas makinës së Sebastian Vettel. “Jam më i shpejtë” është mesazhi i tij për inxhinierin e garës, që i përgjigjet: “Qendro pas tij për dy xhiro”. Por pas vetëm një minute Leclerc parakalon shokun e titulluar dhe shkon drejt një fitore, që venitet në fund në mënyrën më të pashpirt të mundshme.

https://www.youtube.com/watch?v=90aO_wfrj0Y



1 Comment

  1. Futja kot dhe keta ferraristet! Nuk behet gara keshtu! Te fitoje ai qe e meriton. Gjithsesi F1 eshte bere boze, nuk shikohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *