• |
ide | kryesore

Juventus me objektiv jo vetëm Pogba: Paratici ka vendosur duart mbi Agoume dhe Gravenbersh…

Sport



Mesfusha e Juventus do të mund të flasë gjithnjë e më shumë frengjisht në sezonin e ardhshëm. Jo vetëm Blaisse Matuidi, sepse Paratici është duke punuar për të tjera përforcime franceze, për t’ia shtuar mesfushës bardhezi. Kampionët e Italisë po sfidojnë në merkato Real Madrid për dy emra të mëdhenj: njëri është një ish-kampion si Paul Pogba, që mund të largohet nga Manchester United në verë, tjetri Tangui Ndombele, i Lyon, me francezët që janë të gatshëm të hapin diskutimin me shifrën 70 milion euro.

“POGBA-të E RINJ” – Jo vetëm të mëdhenj në fakt, sepse Paratiçi sheh edhe të ardhmen dhe, sikurse raporton Tuttosport, ka vënë në plan dy mesfushorë të datëlindjes 2002, të nxitur nga vëzhguesit dhe ekspertët, që i cilësojnë si “Pogba-të e rinj”: i pari është Lysien Agoume, i rritur në radhët e Sochaux dhe me kontratën që i përfundon më 2020; tjetri holandezi Rayan Gravenbersh, edhe ai në përfundim të kontratës me Ajax më 2020. Të dy të përfaqësuar nga Mino Raiola, me të cilin Juve është duke diskutuar edhe për Mathijs de Ligt si dhe për rinovimin e Moise Kean.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *