• |
ide | kryesore

Kukësi në stadiumin e fatit, për të shpëtuar sezonin

Sport



Pa ato pesë minuta të fundit çmendurie, ndeshja e kthimit për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë mes Kukësit e Teutës do të ishte një formalitet. Por ato minuta janë dhe Ramadan Ndreu, në ndeshjen e dytë në detyrë në pankinën e Bluve, duhet të bëjë llogaritë me një 2-2 që lë të hapur të gjithë skenarët, edhe pse natyrisht të favorizuar janë veri-lindorët. Tekniku ka mundësinë e dy rezultateve në tre, por në anën tjetër ka presionin e një kualifikimi të domosdoshëm.

Barazimi në Loro Borici me Partizanin, përvec se i ka dhënë më shumë përgjigje Ndreut në lidhje me skuadrën që ka në dispozicion, I ka treguar, me shumë mundësi, se dera për tek titulli kampion është mbyllur. Bilancet nuk dalin me 9 pikët e diferencës, javët e mbetura dhe faktit që edhe me gjysmën e formacionit të munguar Kukësi nuk e mundi dot Partizanin. Në këtë pikë, Kupa e Shqipërisë është shansi i fundit për një trofe, që do të justifikonte pjesërisht investimet e bëra në skuadër.

Natyrisht, Ndreu kërkon të lërë gjurmën e tij, pse jo me një trofe, por nëse ka ndërmend ta bëjë, duhet të fshijë nga mendja e të besuarve të tij të atyre 5 minutave të fundit në Niko Dovana, ku Busic e Hakaj shënuan dy herë, duke rikuperuar një rezultat që ishte praktikisht siguri për kalimin në gjysëmfinale. Blutë kanë tashmë të gjithë lojtarët në dispozicion dhe do të kthehen të luajnë në një stadium miqësor si Elbasan Arena, ku ka edhe fitoren e fundit atë 3-0 kundër Luftëtarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *