• |
ide | kryesore

Lubonja: Kërkon ta zgjidhë krizën te “Krokodili”, ose te ngjalat

Lajme, Të fundit



I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, analisti Fatos Lubonja tha se opozita duhet të këtë një vizion për të ngjallur shpresë tek populli. Sipas tij, jo mitingjet ku lideri flet në TV, por takimet e tij me anëtarët e partisë, dëgjimi i halleve dhe problemeve të këtyre të fundit, mund ta çojnë atë drejt suksesit.

“Politika te ne është bërë shfaqje. Lideri del dhe i flet popullit që mblidhet. Njerëzit duhet të mblidhen për problemet që kanë, të diskutojnë si ti zgjidhin. Lideri shkon atje dhe mblidhet bashkë me ta. Kjo është puna kryesore që duhet të bëjë lideri, t’i mbledhë jo të dalë çdo ditë në TV.

Ajo shpresa që pyesni ju ndërtohet më mirë kështu nuk po them që nuk duhen këto takimet mitingjet, por duhen takime pune ku njerëzit shprehen dhe ndjehen pjesë e partisë, japin mendime. Kjo është edhe jeta politike ku ti bëhesh pjesë. Kjo mungon te ne dhe si kulturë”, – tha Lubonja.

Sa për zgjidhjen e krizës politike, analisti u shpreh se një gjë e tillë i intereson më shumë Ramës se sa Bashës. Është kryeministri personi që ka më shumë interes të rindërtojë fasadën, u shpreh ai.

“Ajo që tha Basha ishte e qartë. Ato që thotë Rama nga ana tjetër janë të qarta. Janë dy korsi që përjashtojnë njëra-tjetrën. Basha thotë: “Ne me këta nuk bashkohemi, këta duhen shporrur”. Rama thotë: “Ata dolën vetë nga Parlamenti. Ne do vazhdojnë punën”.

Ne e quajmë zgjidhje kur këta të ulën tek Krokodili apo Peshkaqeni, apo të hanë ngjala. Pra, ky është momenti i rindërtimit të fasadës. Ramës i intereson të rindërtojë fasadën më shumë. Opozita e ka hequr veten vetë nga fasada.

Kjo krizë nuk e di si zgjidhet. Opozita për momentin ka vendosur ta lërë pa fasadë. E ka opozita detyrën kryesore të imponohet gjithnjë e më shumë. Rruga nuk e di sa e gjatë do jetë”, – u shpreh analisti.

I pyetur në lidhje me një skenë protestash në Mal të Zi dhe Serbi, ku peshën kryesore po e mban Shoqëria Civile, Lubonja tregoi ndryshimin e tyre me Shqipërinë.

“Ne s’kemi Shoqëri Civile ndryshe nga ata. Shoqëria Civile atje ka traditë më të gjatë se sa ne. Këtu ka qenë Shoqëri civile me rrënjët lart, e ushqente Europa s’kishte lindur nga terreni”, – vijoi ai.



9 Comments

  1. Me fund tosi po i thua lulu qe te pranoje te ulet me ramen,e paske kuptuar thelbin e politikes perendimore,me mire vone se kurre thote populli,mirsevjen ne perendim o komunisti I vogel

  2. E ule bishtin o Lubonja … E kuptove qe pa Ramen nuk ka zgjidhje te problemit ? Tani po kerkon dhe ndihmen e Metes per te gjetur nje rruge dalje .
    Mos u lodh kot se nga ai budallallik qe beri opozita nuk e shpeton jo Meta por dhe zoti vete.

    Je pjerdhur dhe ti.. u plake.. dhe mendimet po te dalin te dhjera tani.

  3. Kur degjon keta te fasades te perzihet…O fshatare tepelene, po thote se I intereson me shume Rames sesa Bashes te jete opozita ne Perlament..Rama eshte I mbaruar..Me te vertete ju kujtoni se do kete zgjedhje pa opoziten??..ha ha ha

  4. Emu, fshataret e Tepelenes qe kane ikur nga ai qytet nuk jane mbeshtetes te delirantit kryeminister qe eshte ne gare me te pasurit e botes ne kurriz te 1 milion e 40 mije personave me moshe madhore qe kane ngelur ne Shqiperi. Shih mos jane keta te pjerdhurit qe shesin bythen per 20 mije lek te vjetra nga Fieri e ne Veri, majtas e djathtas. Rinia e jugut ja “kendon” mire hesapet “gogolit” qe na ka rene per fatkeqesi, pazarxhiun cifut qe blen cdo gje i del para e shet cdo gje per pushtet! Ndergjegjesimi qe ben Lubonja eshte paksa edhe si shprehje e lodhjes qe ndien per te luftuar kete “kolos” te se keqes qe qeveris ca sylesher me trute sa nje kokerr are. Durim .. e mira vonon por do te vije edhe dita e shqiptareve ta shporrim kete psikopat!

  5. Kam te drejte te jem me kete komentuesinEV, sepse eshte konciz me kerkesen qe ka populli per vuajtjet e mjerimin qe po kalon,Me pelqen nacionaliteti i ketijapo(asaj) per ti dhene oferten popullit si shtyse shporrien e domosdoshme te barbarit te sektit te qelbesirave Rame psikopatit.Bisedime, apo mareveshje me kete qeveri e kete narkoshtet nuk ka, Protesta, protesta deri ne rrezimin e maskarenjeve, biles duhet edhe revolta me te fuqishme, paralize te jetes shteterore qe te arrihet ne demokracine e sinqerte e barabarte per popullin.

  6. Tani nuk do kete me protesta ku ne fund te dites thuhet Protesta mbaroi shperndahuni. Tani fillojne demonstratat dmth nje shkalle me e forte dhe non stop.

  7. Shume faleminderit zoti Lubonja. Si gjithmone jeni nje nder penat e ralla dhe te ndritura te shtypit shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *