• |
ide | kryesore

Pse Rama po e shmang Blerina Gjylametin?

Arkiva, Të fundit

Pak ditë pasi në disa nga mediat u përhap fjala se në Kongresin e PS, Edi Rama është përplasur me deputeten Blerina Gjylameti, ajo sot është larguar edhe nga drejtimi i Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore. Në thelb të fjalës që u hap për sherrin e saj me Ramën, ishte fakti se Gjylameti ka protestuar se si kryetare e PS së Tiranës, ajo as nuk ishte pyetur për listën e këshilltarëve bashkiakë që do të kandidojnë përkrah Erion Veliajt.

Në një intervistë në News 24, vetë Blerina e mohoi si sherrin po ashtu dhe largimin e saj nga drejtimi i socialistëve të Tiranës. Po me sa duket zërat e përhapur nuk ishin pa gjë. Ajo sot humbi një shkallë në hierarkinë politike Në mbledhjen e grupit të PS, u vendos që në krye të Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore, në vend të saj të emërohet ish ministri Damian Gjiknuri. Nuk është çudi që pas lënies në harresë për listat dhe pas këtij degradimi, Gjylameti të humbasë edhe drejtimin e PS së Tiranës, ku Erion Veliaj po lobon fort për të pasur një idhtar të tij.

©Lapsi.al

11 Comments

  1. E kujt i plasi kari ne e shmang Blerinen, kete apo ate. Ai dihet se kush eshte dhe duhet te largohet, ky eshte problemi. Po i foli apo Jo Blerines nuk na rrhet shume. Mos i berni reklame dikujt pa vlera

  2. sepse tash elisa ne boten e qudirave spiropidhi po i ben ter punet e kodhelit,bushatit,gjiknurit etj,kjo spiropela e erionka velija mbulojn ter armaten e bythlepirseve te meparshem.sapo ramen e qijn ne grup frroku,rohi e doshi keto i pastrojn ne vend bythen.

  3. Blerina me shoqet dhe shoket e saj rilindas,po e tregojne qarte,se qenkan njerez pa dinjitet,pa personalitet,dhe me e keqja,jane edhe frikacake,qe jo vetem nuk e tregojne te verteten,por perpiqen t’a mbulojne ate.

  4. Nuk eshte ndonje humbje e madhe se nje cope injorante pa vlere eshte , te vetmen aftesi qe kishte bythlepirjen , ja mori Elisa qe mesa duket e beka me mire .

  5. A se dinte kjo se shkallet si i ngjit ashtu i zbret.
    Megjithate me duket se ai qe eshte vene ne krye te reformes do ta haje.
    Rama i nxjerre geshtenjat nga zjarri me duart e te tjereve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu