• |
ide | kryesore

Salianji nxjerr përgjimin: Alizoti pranon të marrë para për burgun

Lajme, Të fundit

Pasi ka treguar si u bë përgjimi nga Albert Veliu me vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, sipas Ervin Salianjit, ai ka thënë dhe se si u fut në “lojë” Fredi Alizoti.

“SHISH i ka dhënë Albert Veliut dy përgjues të ndryshëm një usb dhe një çelës, që nuk hapen në asnjë kompjuter tjetër vetën të atyre. Dhe nga këto ka dalë që është Agroni, dhe këta kanë nxjerrë një Agron tjetër”, tha ish deputeti.

Sipas tij në tablatet telefonike të prokurorisë dalin dhjetëra përgjime mes Geron (Agron) Xhafës dhe Babales (Albert Veliut). “Të dy telefonin njëri-tjetrin. Geron Xhafaj në ditën e parë, ne e kemi publikuar materialin në datën 14, për ta ruajtur nga ndonjë risk ne e kemi nxjerrë me bashkëpunëtor X. Në datën 15 kur ka shkuar ka bërë kallëzimin Geron Xhafaj, ai thotë se shtetasi që dyshon është Robert Veliu me banim në Vlorë. Thotë që unë e kam refuzuar telefonata nga ai dhe më pas i kam bërë bllok thirrjeve të tij. Ka komunikime hyrëse dhe dalëse, këto janë në dosje të prokurorisë”.

Si hyn Alizoti në lojë?

Nga data 14 deri në datën 27 maj (2018) kanë qenë në përgjim dhe kanë parë se me kë komunikon shpesh Babalja. Dhe në janë në përgjim të gjithë numrat. Prokuroria duhet të mbante nën përgjim Agron Xhafaj, kjo është një tjetër shkelje e prokurorisë. Ky flet vetëm pasi ka takuar një person, që ky mund të aludojë por këto janë dokumente zyrtare. Deri në datën 27 ky zotëria ekziston vetëm si një i njohuri i tij. Në dëshmi thotë që unë rrija pas Albert Veliut se mos e kërcënonin. Policia e Shtetit e ka rekrutuar. Prokuroria nuk e arreston për tre muaj, pasi ky vetë inkriminohet. Alizoti ka qenë në përgjim nga data 17 maj deri sa ka hyrë në burg. Prokuroria e ka thirrur vetëm në datën 1 qershor dhe pastaj komunikimet janë për qejf të vetë, siç e kemi parë dhe siç do e shohim me drejtuesit e policisë. Dhe tjetri që është në përgjim është gazetari.

Salianji tha se në përgjime Alizoti ka pranuar të marrë lek për të bërë burgun.

6 Comments

  1. Morrat e kuq na ben fanar ndricues ne bot a e di ti me cfar e fshini bythen shqiptaret para 90 kjo ishte nje pyetje qe benej ne nje televizor frances

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu