• |
ide | kryesore

Skandali i përgjimeve të Babales/ Alizoti: Bëj 1 vit burg dhe marr atë që më takon

Lajme, Të fundit



Përgjimet që ka në dorë Ervin Salianji në lidhje me dosjen “Babale”, që sipas tij janë të bëra nga prokuroria janë të shumta.

Sipas tij ky është një tjetër audiopërgjim ku Fredi Alizoti flet me një shokun e tij, pranon se do bëjë burg dhe do marrë që i takon.

“Unë i kam muhabetet, të bëjë dhe një vit burg të marrë dhe atë që më takon dhe të shikoj hallin. Ai motërq*** Pse se hapin telefonin k*rvat”

“Ky merr një shokun e vetë dhe i thotë që unë po marr lekët se ata janë kështu si janë. Është e qartë. 1 vit burg e di kush dënohet, dëshmia e rremë. E kanë mësuar, që po na shpëtove ti maksimumi një vit burg do bësh. Janë të gjitha copëza, që tregojnë se këtu ka një sajim”, tha ish deputeti demokrat.

 Fredi Alizoti, njëri prej të arrestuarve për audiopërgjimin e publikuar në muajin maj nga Partia Demokratike, ku implikohej vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, rezulton të ketë pranuar vetë se ai ka bërë rolin e Agron Xhafajt, në këmbim, sipas tij të një shume prej 200 mijë eurosh, që bashkëpunëtori tjetër Albert Veliu i kishte thënë se do i merrnin nga deputeti demokrat Ervin Salianji shkruan Opinion.al



4 Comments

  1. Me nje ngjarie, e me kaqe fakte, e prova te dala per kete pushtet qe bashkepunon me mafize, qe krijojne alibi per ndryshim faktesh e provash per ta shtremberuar realitetin, e aqe me keq me njerez bandite, tregon me se qartazi qe pushteti eshte ne duart e mafias, ashtu sic ia tha departamenti Amerikan. Me kesi faktesh, ne cdo shtet tjeter ku ligji eshte ne veprim i barabarte per te gjithe, ketu do ish bere nami, me keta pushtetare, apo politikane qe fshehin provat, i shtremberojne ato e nuk lejojne qe institucioni prokurorise bllokohet nga politika sektiste e qelbesirave. Kjo sot, per sot eshte fatkeqesia e ketij populli, qe po enderron, e mba shprese tek drejtesia, por jo me kete qe ka kapur dhe e drejto ky pushtet, e qe mashtron per vetingun, e pastertine e ketij pushteti.

  2. pa folur fare ne menyre politike si mund te presesh lufta ndaj krimit nga kto lloj palo policesh , si mund ta vendosi rendin nje polic i tille dhe jo vetem ky dhe ne keto kohe po gjithmone keshtu ka qene turp e faqe zeze po s kane as turp as moral funderrina te tilla

  3. Mua nuk me duket çudi , e kam thene edhe atehere kur ndodhi skandali , shteti eshte mafi dhe mafia eshte shteti .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *