• |
ide | kryesore

Tronditet Turqia/ “Fillimi i fundit për Sulltanin, Erdogan?”

Të fundit



Tashmë zgjedhje lokale në Turqi janë kthyer në një mister. Nuk duhet ende kush ka fituar. Recep Tayyip Erdogan që dukshëm ka mbledhur më shumë vota në të gjithë Anadollin apo opozita që ka triumfuar në qytetet më të mëdha? Për goditjen finale duhet të priten edhe ato pak vota që kanë mbetur për tu numëruar në Stamboll ku janë pa u hapur vetëm 84 kuti. Bëhet fjalë për një grusht votash, vetëm disa mijëra, por si konservatorët islamikë të Erdogan ashtu edhe socialdemokratët në opozitë kanë shpallur fitoren.

Trilleri ndodhi gjatë natës në një beteje kokë më kokë mjaft emocionuese që papritur pa kandidatin e opozitës, Ekrem Imamoglu, të marrë terren votë pas vote mbi ish-kryeministrin Binali Yildirim, një besnik i Sulltanit. Dhe ndërsa parakalimi dukej se u materializua dhe ndërsa “skeptri” i fitores po anonte nga sfiduesi opozitar, Yildirim u shfaq në TV duke deklaruar: “Kemi fituar Stambollin. Faleminderit të gjithëve”. Menjëherë panik. Kontestime. Menjëherë u bllokua numërimi votave kur ishin hapur 99.75% e tyre.

Numërimi nisi në mëngjes, por u bllokua sërish. Janë vetëm pak fletë për tu numëruar, por që duken decizive pasi diferenca mes kandidatëve është mjaft e vogël. Në krye është opozitari Imamoglu me 48.79% të votave i ndjekur nga Yildirim me 48.51%. Dhe nëse, siç duket edhe nga të dhënat Partia Republikane do të triumfojë edhe në Stamboll, metropolin e Bosforit, zemra ekonomike dhe kulturore e vendit pasi ka marrë tashmë kryeqytetin Ankara, Smirnenë, Antalyan, si dhe 7 qytete të tjera nga 12 më të mëdhatë e Turqisë, humbja do të ishte një tërmet i vërtetë për Erdogan, citon lapsi.al. Presidenti që ka në dorë të gjitha pushtetet ka marrë 57% të votave kombëtare në krahasim me 37% të opozitës, por humbja e qyteteve më të mëdha do ta bënte fitoren mjaft “të hidhur”.

“Për të është fillimi i fundit” – thonë disa. Mëngjesin e kësaj të hëne laikët kanë nisur festën kudo. “Jam e entuziazmuar” – thotë Meltem, një menaxher në Besiktas që shton: “një ndryshim në Turqi është ai që na duhet. Mjaft më me gënjeshtra”.

“Situata ekonomike duhet të ndryshojë” – shton Abdullah, punonjës – “më keq se tani gjërat nuk mund të shkonin për vendin. Kemi humbur gjithçka. Është vërtet momenti për një ndarje me të kaluarën”.
Por Erdogan, i tërhequr në një qoshe ka thirrur menjëherë zgjedhjet e përgjithshme për tu mbajtur në 2023-in, citon lapsi.al. Ai qëndron në pushtet prej vitit 2002 dhe ka marrë shumicën në të gjitha zgjedhjet. Presidenti asnjëherë nuk ka qenë i përfshirë në zgjedhjet lokale, por Erdogan tha se po shqyrton ankesat për parregullsi. Madje edhe në Ankara ku fitorja e kandidatit të opozitës Mansur Yavas ishte mjaft e qartë me më shumë se 4% të votave nga kandidati i Sulltanit.

Edhe Këshilli i Europës i kontestoi zgjedhjet. Andreë Dawson, shef i vëzhguesve konfirmoi: “Nuk jemi të bindur se aktualisht Turqia ka një ambient elektoral të lirë dhe të drejtë ndaj pasi duhet që zgjedhjet të mbahen sipas parimeve demokratike dhe vlerave evropiane.

Partia e Erdogan (AKP) thotë se i fitoi zgjedhjet pasi jep panoramën e përgjithshme. Kanë marrë 57% të votave përballë 37% që ka opozita (CHP), por edhe ky rezultat duket se nuk e kënaq Sulltanin. Ai ka marrë një goditje të fortë në qytetet e mëdha. Edhe pse mbetet pezull Stambolli, Ankaraja foli qartë. Smirne votoi gjithashtu për laikët republikanë. Antalya përmbysi partinë në pushtet edhe pse aty u angazhua personalisht një figurë e rëndësishme dhe e fuqishme e qeverisë siç është ministri i Jashtëm, Mevlut Cavusoglu.

Ajo që mbetet për tu parë është tashmë si do të shkojnë gjërat në Stamboll. Duket qartë se Erdogan do të luftojë deri në fund për ta mbajtur. Një tjetër goditje ishte edhe triumfi i kurdëve (HTP) në juglindje të vendit që kanë korrur fitore në qendrat e tyre edhe pse Erdogan i nxori jashtë ligjit si të lidhur me terroristët e PKK. Në daljen e tij në TV, Erdogan pranoi humbjen në disa qytete të mëdha duke u shprehur se “kishte folur demokracia dhe se tani ishte koha për tu kthyer në punë”, por në krahun tjetër duket se do të bëjë të gjitha lëvizjet për të rrëzuar këtë triumf të opozitës.

Në Turqi është votuar thuajse çdo vit dhe për gati 17 vjet Partia e Erdogan del fituese. Sytë janë drejtuar tashmë për në vitin 2023 kur është edhe 100-vjetori i themelimit të Republikës. Për pushtetin tashmë ka shumë frikë nga ajo që do të nxjerrin kutitë. ©LAPSI.al



19 Comments

  1. vetem ndajeni mendjen, eshte diktator dhe i vjedh votat, apo jane zgjedhje te lira, dhe ja keni fut kot deri tashti?

  2. O anal-istat e lapsit qe deri tani keni thene vetem budallalliqe.

    Erdogani ( nuk kam asnje sipmtai per te ) ka fituar 57% te votave . Shikoni pjesen ne harte me ngjyre te verdhe. Kurse opozita vetem 37% . Kaq mjafton per te hedhur poshte ate anal-izen tuaj bajate.

    Me vjen per te qeshur kur lexoj ”””Erdogan pranoi humbjen në disa qytete ……, por në krahun tjetër duket qarte se do të bëjë të gjitha lëvizjet për të rrëzuar këtë triumf të opozitës. ”’.
    Se ku e pane keta debilat e Lapsit nga Tirana se ”DUKET QARTE SE ( erdogan) DO BEJE TE GJITHA LEVIZJET PER TE RREZUAR KETE TRIUMF TE OPOZITES” … ahahah. Sa qarte i shohin gjerat keta kokat ( e karit) e analizes politike tek LapsiTimes

    Mediokriteti juaj eshte per te ardhur keq.

    1. Me fal se as nuk te njoh e as nuk me njeh, por ky komenti jot mu duk pak qesharak.
      Eshte thene qartesisht ne artikull qe ”Presidenti ka marrë 57% të votave kombëtare në krahasim me 37% të opozitës, por humbja e qyteteve më të mëdha do ta bënte fitoren mjaft “të hidhur”.”
      Ndersa persa i perket pjeses qe ”duket qarte qe do beje te gjitha levizjet etj etj ” eshte ne pjesen qe presidenti seshte marre kurre me perpara me zgjedhjet lokale pasi sjane pjese e autoritetit te tij, por ne kte rast ai thote do shqyrtoj rastet per parregullsi (qe duke njohur menyren e tij te berit politike, dmth te qej gjilperen ne kashte per te bere cdo rezultat te mundshem kundra tij te pavlefshem).

      Sdua te mbroj Lapsin dhe as nuk dua te futem ne debat me ty, por me bezdisin pak kto komentet keqdashese. Si artikull skishte asgje per te bere dike te reagoje ne menyren tende. Por gjithss, cdo njeri lexon dhe kupton ate qe do vete.

      Kalofsh mire.

  3. Kush i vjedh votat ne Turqi, makineria shteterore, apo diktatori, sipas jush, sepse ai thote qe fitoi demokracia, e kjo demokraci eshte kur behet e i sherbe popullit, e jo politikave personale apo nderhyrjeve euro atlantike , qe per politikat e tyre edhe nuk do i pranojne votimet ne Turqi. Kryesore eshte qe cdo shtet e qeveri sot e mbeshtetur ne ligjet demokratike, me kontrollin e popullit dine vete ti zgjidhin problemet. Asnjehere nuk ka absolutizem, e pasterti ne politike.

  4. Taipi qeveritar tipik autoritar, kur e sheh qe humbet fillon nga vonesat dhe manipulimet . Kur ne histori sjane vjedhur votat??

    Zgjedhje jo te lira dhe vjedhje votash jane dy gjera te ngjashme por jo identike e as te barabarta.

    Ne Turqi varet ku je per te vjedhur, dhe varet ku je per te votuar i lire ,psh tjeter gje ne lindje tek kurdet (se armenet i shfarosen ne 1915 ) e tjeter gje ne Stamboll apo Izmir.

    Pavaresisht votimit te gjithe derrat nje fytyre kane Erdoan, Rama, Kim Jong UN, Maduro etj .

    Pavaresisht Erdoganit, ne Turqi votimi eshte me i rregullt se ne Shqiperine e Rilindjes!

  5. O analist, Erdogani ka humbur qytetet e medha, eshte njesoj si ne Shqiperi te fitosh Puken, Krujen, Vaun e Dejes, Shijakun e Peshkopine dhe te humbesh Durresin. Aty ku ka humbur Erdogan eshte me e veshtire te blihet apo manipulohet vota. Nese humbet edhe Stambollin, i rrofte 57%. Analizat behen mbi kete baze dhe jo mbi perqindjet. Nese e mban mend, ne 1991 PS fitoi fshatrat dhe humbi te gjithe qytetet dhe zgjedhjet e reja erdhen shume shpejt, pa kaluar asnje vit. Kjo ndoshta nuk do ndodhe ne Turqi, por humbja ne qytetet kryesore eshte goditje e rende. Analizat behen ne kete menyre sepse difekti me i madh i demokracise eshte ky, vota e budallait, ka te njejten vlere me voten e akademikut, vota e blere ne cdo lloj forme, ka te njejten vlere me voten e hedhur lirisht. Te humbasesh Ankarane dhe Stambollin ne kushtet e nje pushteti thuajse absolut, tregon se dicka po leviz ne Turqi dhe se Erdogan ndoshta nuk do te jete “sulltan” edhe per shume kohe, pamvaresisht se kujt mund t’i vije keq per kete. Megjithate, mendoj se nuk ke faj, paguhesh per te shkruar dhe do marresh ne mbrojtje Erdogan, Vuqic e kedo tjeter qe te thote shefi, pavaresisht se zbulon difektet e tua ne konceptim.

  6. Dmth sulltani ka humbur zgjedhjet ne Stamboll dhe Ankara. Dhe kete humbje e ka mare vetem me ndryshim 4000 votash. Kaq diktator dhe sulltan qenkerka sa nuk vidhka dote 4000 vota. Turp qe nuk mesojne dote nga demokracia e kulluar e jona, si to votohet si te numerohen votat, si te behet fushate e me rradhe. Pale te mesojne nga “media e lire dhe e ndershme” me artikuj te tille kushedi se ku do te ishte Turqia sote si ne a mos me shume akoma.

  7. Na del se trump “diktatori” na qenka ilaci kunder diktatoreve boterore. Liberali obama vec i shtoi oksigjenin ketij, putinit, maduros, kastros dhe kimit, por kenga e te majteve dihet , Zot na ruaj nga konservatori orbani me shume se nga keto monstra qe e kane cerekun, gjysmen apo te gjithe opoziten ne burg. Zot na ruaj nga dobesia e BE-se them une , se na ndikon dhe ketu ne formen e erdoganuceve.

  8. 57 milion votues dhe me pak se 20 ore dihet rezultati. Ketu tek ne 2 milion votues dhe duhet nje jave deri ne nje muaj qe te merret vesh rezultti . Kush eshte diktatori ne kete mes ? Erdogani i 4-5 fishoi rrogat , edushka jone jo qe nuk i ngriti rrogat sikur nje here te vetme por i uli ato duke ulur fuqine blerese me ngritjen e taksave ne straostere . Politikanet dhe militantet e partive tona jane si ato prostitutat qe bejne moral virgjerie pas dushit . Zgjohu popull , jepini kesaj kaste politike reston e asaj qe na dha .

  9. “Erdogan ka humbur me 4000 vota. Kaq diktator qenka sa nuk arrika te vidhka 4000 vota…” shkruhet ne nje koment. Kam pershtypjen se eshte e kunderta, me cfare ka blere e ka vjedhur vota, prape ka humbur ne qytetet e medha ku njerezit eshte me e veshtire t’i manipulosh. Fitorja eshte arritur ne zonat rurale ku cdo gje eshte me e lehte.

  10. Per te maipuluar stambollin erdogan te flase me salihun dhe ky i tregon rrugen drejt fitores,erdogan te gjej nje sander tv,te kerkoje rinumrim te kutive,militante te fusin flete votimi pro erdogan,te dergoje ne kolegjin zgjedhor rezultatin dhe Tom ndreca jep vendim pro erdogan dhe ne fund kqz turke me ristanin jep rezultatin ne favor te partise se erdoganit,kjo eshte rruga e salihut per lulune ne bashkine e tiranes,rruge me te mire nuk ke erdogan,salihu e provoje dhe fitoje

  11. nderkohe qe lexoja artikullin kisha dejavu ne kohen kur fshatrat i fitonte Berisha e qytetet kryesore i merrte Rama

  12. Stalini ziguri pervec bythelipirjes bejne dhe qelbesin,te rrish mes derrave Qelbes do te behesh dhe si qelbes do mendosh

  13. Nese OSBE dhe KESHILLIT TE EUROPES i duken jo demokratike vgjedhjet ne Turqi , po per zgjedhjet e Shqiperise si i quan????
    DEMOKRATIKE DHE TE LIRA????
    Vetem ne Stamboll, ku votuan 11 milion zgjedhes dhe opozita fitoi per 4000 vota tregojne zgjedhje te lira dhe te ndershme. Pse do thoni JU?
    Po te donte Erdogani fitoren me cdo kusht , kujtoni se nuk i siguronte dot 4000 vota? Pra kjo tregon qe nuk jane njelloj Erdogani i Turqise me Erdoganin tone! Ky yni jo 4000 po 40000 mije i blen menjehere me paret e droges.
    PO SHIKONI QE VETEM ZJARRE KA KETO DITE? PO HAPEN PARCELA TE REJA PER TU MBJELLE ME DROGE!
    Rama yne ka te krahasuar vetem me MUSOLININ( i ngjan shume dhe nga syfeti) ,me HITLERIN dhe me baben e vet ENVERIN TONE!
    TA GEZOJME !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *