• |
ide | kryesore

Varane largohet nga Real Madrid: për t’a marrë duhen 100 milionë euro

Sport

Raphael Varane po përgatit lamtumirën nga Real Madrid. Prej kohësh flitet për një largim të tij, por ardhja e Eder Militao nga Porto duket se i ka përshpejtuar kohët. Qendërmbrojtësi francez i ka komunikuar klubit qëllimin e tij për tu larguar, si bëjnë të ditur spanjollët e Chringuito, në transmetimin e tyre të famshëm “La Sexta”. Për Varane po lëviz fort Juventus, duke nisur nga një pikë e fortë avantazhi, që është miqësia mes francezit e Cristiano Ronaldos. Pengesat për tu kaluar janë të tjera në fakt: si fillim cmimi që Real Madrid ka fiksuar, 100 milionë euro. Pastaj është konkurenca e Manchester United, që pasi ka rinovuar besimin për Ole-Gunnar Solskjaerdëshiron ti japë teknikut një skuadër kompetitive.


Aktualisht paga e Varane është 5,8 milionë euro. Një shifër e lartë, por inferiore në krahasim me pjesën më të madhe të titullarëve të Real Madrid dhe pikërisht ky është një nga motivet për të cilët kampioni i botës ka kërkuar të largohet. Idea e francezit është të arrijë të paktën 7,5 duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Juventus nuk ka hequr dorë nga tratativa me Ajax për De Ligt, por është koshient se Barcelona është shumë përpara në këtë operacion dhe vështirë se Mino Raiola mund ta përmbysë situatën.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu