• |
ide | kryesore

Zbardhet dëshmia e njërit prej autorëve të grabitjes së kambistit në Tiranë

Lajme, Të fundit



Prokuroria e ka konsideruar të ligjshëm arrestimin e katër personave të akuzuar për vjedhjen me dhunë të kambistit në Tiranë para disa ditëve, ndërsa theksohet se këta persona i kanë ngritur prit kambistit, i cili po udhëtonte me një motoçikletë.

Sipas prokurorit, të pandehurit, përmes deklaratave të tyre kanë treguar të gjithë dinamikën e ngjarjes. Ata kanë treguar se e kanë goditur kambistin fillimisht në qafë me levë.

Menjëherë njëri prej autorëve i ka marrë dy çantat me para, në të cilat ndodheshin 60 mijë USD dhe 2 mln lekë të vjetra dhe është larguar. Arrestimi i tre personave të tjerë është arritur pas deklaratave të bëra nga i arrestuari në flagrancë, Elvis Fato.

 Deklarata e Elvis Fato-s

“Të premten dola nga shtëpia në 05:00 dhe shkova takova Xhoni Didon tek “Kthesa e Kamzës.

Atje kemi ndërruar rrobat dhe përmes një motorri të Xhonit kemi shkuar tek 9-katëshet. Disa ditë më parë Xhoni më kishte treguar për vendin dhe personin që do grabisnim. Kur mbërritëm tek vendi kemi ndaluar motorrin dhe kemi bërë sikur po i rregullonim gomën.

Pas 20 minutash aty po kalonte kambisti me motorr. Xhoni i ra me levë dhe ai ra nga motorri. Pasi i mori lekët hipem në motorr ku i jepja unë dhe u drejtuam nga rruga e Barrikadave. Tek kryqëzimi pashë një makinë policie dhe desha të devijoj, por Xhoni me tha të ecja drejt.

Meqë nuk iu binda ai më qëlloi me levë dhe kam humur ekuilibrin duke rënë nga motorri. Ai u largua me lekët. Për të kryer vjedhjen  na kanë shtyrë Elvis Berisha dhe Blenard Hoxha, të cilëve u kishim boxhe”.

Kujtojmë se Agron Shima, 50-vjeç  është pronari i një pike këmbimi valutor në kryeqytet i cili u sulmua dhe grabit nga dy persona mëngjesin e 29 marsit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e ‘Barrikadave’ rreth orës 09:00. Atij i janë grabitur me dhunë një shumë parash prej 60 mijë dollarësh.



1 Comment

  1. Ku ka nje krim ne shqiperi,eshte e pa mundur te mos dale dhe nje berishe,fare e keqe paska qene,kjo fara berishe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *