• |
ide | kryesore

Basha pas dhunimit nga policia të ish-deputetit: Rilindjes i ka ardhur fundi

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzon policinë e Elbasanit dhe nëndrejtorin Albert Nushi për dhunën ndaj ish-deputetit Luçiano Boçi. Sipas kreut të PD-së, kjo tregon se shumica, pushtetin e blerë po rreket ta mbajnë me dhunën e policëve.

“As krimi e as policët e inkriminuar nuk e mbrojnë dot më këtë regjim. Organizatës kriminale të Rilindjes dhe kreut të saj i ka ardhur fundi. Populli është në këmbë dhe nuk trembet e nuk ndalet më!

Dhunimi dhe shoqërimi i ish-deputetit dhe pedagogut Luçiano Boçi nga banditi Bert Nushi tregon se pushtetin e grabitur me narkokriminelë e vota të blera po rreken ta mbajnë me dhunën e policëve të inkriminuar. Ky akt dëshmon friken dhe fundin e afërt të Maduros se Ballkanit”, – shkruan Basha në Twitter.



5 Comments

  1. ahaha.. ´Rilindjes i ka ardhru fundi´…. Ata ne parlament dhe ne pushtet per shtate pale qefe, kurse ti rrugeve si zagaret .. Se kujt i ka ardhur fundi nuk po merret vesh.

  2. Shpellaret kane filluar te perserisin veten,ne cilin vend te afrikes deputeti kerkon te bllokoje rrugen kryeministrit,po e gjetet me njoftoni,se mbas kesaj do tju qi robt

  3. Sipas teje ka nja 6 vjet qe i ka ardhur fundi. me kete taktiken strategjike te Bashes, do ti vij fundi, po pas nja 16 vjetesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *