• |
ide | kryesore

Dorëhiqet Grindel, fajin e ka miku i Dukës, Surkis: ora 6 mijë euro e bën presidentin më jetëshkurtër të Federatës gjermane të Futbollit

F1, Sport



Në prill të vitit 2016 premtoi transparencë absolute, kur erdhi në krye të Federatës gjermane të futbollit, ndërsa pothuaj tre vjet më pas Presidenti i DFB, Reinhard Grindel, ka dhënë dorëheqje nga posti pikërisht për shkak të akuzave për korrupsion. Numri 1 i futbollit gjerman është dorëzuar para presionit të madh, pas akuzave se nuk ka deklaruar në hyrje një orë luksoze, të dhuruar nga zëvendëspresident i UEFA-s, Grigoriy Surkis.

Gjithcka ka nisur me një dhuratë, në koston e 6 mijë euro, që biznesmeni ukrainas Grigoriy Surkis i ka bërë kreut të Federatës Gjermane. Surkis, në fakt është një njohje e vjetër edhe e Armando Dukës, kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe pikërisht në zgjedhjet e shkurtit 2018 mbërriti në Tiranë në mbështetje të presidentit aktual, për të mbajtur larg politikën nga futbolli. Kushedi nëse i është bërë edhe presidentit të FSHF-së një dhuratë e tillë, e nëse cështja do të kishte të njëjtën pasojë edhe në futbollin tonë.

Grindel ka kërkuar falje publike për pranimin e kësaj dhurate, duke tentuar të shpjegojë se e gjithë siatuata nuk ka lidhje me korrupsionin: “Të gjithë ata që më njohim mua e dinë se unë nuk jam lakmitar – tha Grindel në një komunikatë të publikuar nga federata gjermane -. Surkis nuk kishte asnjë interes financiar në DFB. Ai kurrë nuk më ka kërkuar përkrahje, as para e as pas kësaj dhurate. Nuk ka pasur dhe nuk ka konflikt interesi për mua”, thuhet më tej në komunikatë.

Grindel bëhet kështu presidenti më jetëshkurtër i federatës gjermane në historinë e saj 114-vjeçare, ndërsa drejtimin e federatës deri në shtator do ta marrin zëvendëspresidentët Rainer Koch dhe Reinhard Rauball.



2 Comments

  1. C fare sjellje.Personi qenka me Parime dhe me moral.Shpjegon kerkon falje dhe le postin. Njesoj si Politikanet tane te implikuar ne 1100 te ZEZA dhe s u dridhet qerpiku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *