• |
ide | kryesore

FOTO/ Zhduket pa lënë gjurmë në Tiranë ish-gazetari, familja vë alarmin

Lajme



Një 30-vjeçar i identifikuar si Lazion Cini rezulton i zhdukur që prej datës 28 mars nga banesa e tij. Alarmin e ka dhënë vëllai i tij në një lidhje telefonike me Report Tv, për emisionin “Pa gjurmë”.

“Në datën 28 mars është parë në ish-Bllok në sheshin Wilson. Ka pasur kontaktin e fundit me një shok dhe më pas është zhdukur. Kontaktin e fundit e kam pasur po atë ditë. Kishte shenja depresioni.

Atë ditë ka dalë për kafe dhe rastësisht është takuar me atë shokun. Telefonin e ka pasur të fikur rreth orës 7 të pasdites. Ai kishte 3 vite që kishte lënë punën në media. Pati veshur atlete të verdha sportive dhe tuta sportive.
Vëllai i tij ka dhënë edhe informacione identifikuese mbi Lazionin.

“Vëllai im është pak a shumë brun me mjekër, me sy jeshil, është trup mesatar, 1.82 i gjatë. Ka një tatuazh në dorën e djathtë tribal në formë biçiklete”, – tha vëllai i Lazion Cinit. I riu punoi për disa kohë si gazetar terreni në Tv Klan, por prej më shumë 3 vjetësh e kishte lënë këtë profesion.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *