• |
ide | kryesore

Inter, buxhet ekstra për…Antonio Conte

Sport



Inter duket se i ka idetë e qarta. Luciano Spalletti ka një kontratë edhe për dy vitet e ardhshme, me një pagë prej 4 milion euro të plota në vit, por në fund të kampionatit mund ta mbyllë aventurën e tij në pankinën e Interit. Të dhënat thonë se zikaltrit janë në gjurmët e Mourinho, Allegri e mbi të gjithë Antonio Conte.

Për ish-trajnerin e Juventus e Chelsea në veçanti, sipas Corriere dello Sport dhe Tuttosport, pronarët kinezë të Suning i kanë kërkuar sponsorit të madh të klubit një buxhet shtese për financimin e angazhimit të trajnerit dhe të fushatës së blerjeve në merkato. Në planet e Inter janë vendosur tashmë mbrojtësi italian Matteo Darmian (Manchester United), mesfushori kroat Ivan Rakitic (Barcelona) dhe sulmuesi boshnjak Edin Dzeko (Roma).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *