• |
ide | kryesore

Kukës/ Mori çiften për të vrarë kreun e ALUIZNI-t, arrestohet 40-vjeçari

Arkiva



Arrestohet nga policia e Kukësit një 40-vjeçar, i cili u përfshi në konflikt me kreun e ALUIZNI-t në këtë qytet, Vladimir Spahiun.

40-vjeçari Petrit Hallaçi, pas konfliktit ka shkuar në shtëpi që të merrte çiften e të vriste Spahiun.

Hallaçi ka kërcënuar me vrasje Spahiun. Pas kësaj, uniformat blu ndërhynë menjëherë dhe arrestuan në kohë 40-vjeçarin.

 “Shtetasi P.H., ka kërcënuar shtetasin V.S., vjeç 46, banues në Kukës, për shkak të detyrës, dhe është larguar në banesë për të marrë armën e gjahut të cilën e posedonte me leje, ku është rikthyer përsëri, duke prishur dhe qetësinë publike, dhe në këto momente falë ndërhyrjes së shpejtë të Policisë u bë e mundur kapja e autorit si dhe bllokimi i armës”, tha policia në njoftim.

Materialet për rastin, për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *