• |
ide | kryesore

‘M.. i zi, kthehu në shtëpi’: Yaya Touré denoncon racizmin dhe rrëfen poshtërimin e përjetuar

Sport



Në jetën e lojtarëve të mëdhenj jo gjithnjë gjërat kanë shkuar në mënyrën më të mirë. Këtë e konfirmon ish-mesfushori i Barcelonës e Manchester City Yaya Touré. Lojtari nga Bregu i Fildishtë, për Mirror, ka treguar problemet e tij në fillimet e karrierës dhe situatat e rënda të racizmit më të cilat i është dashur të përballet.

Përpara se të bëhej një futbollist me famë botërore, Yaya Touré është keqtrajtuar në Ukrainë tek Metalurg Donetsk, kur ishte vetëm 20 vjec: “Në fillim ndihesha i poshtëruar, më pas i tërbuar. Koret që imitonin majmunin ishin gjëja më e keqe. E ndonjëherë e bënin edhe tifozët e skuadrës sime”. Ndër thirrjet më të rënda ish-mesfushori kujton: “Më thoshin: ‘m.. i zi, kthehu në shtëpi’.

E më pas ajo thirrje, gati e dëshpëruar për të atin: “Më kujtohet që e kam telefonuar babain tim dhe i tregova për atë që po më ndodhte: ‘Baba, ndihem keq!’ Më tha të dilja të luaja, të tregohesha i fortë, por një ditë erdhi të më takonte. Të gjithë të bardhët rrinin larg tij e u ulën diku tjetër. ‘Cfarë po ndodh,erë e keqe?’, më pyeti, por nga ai moment e kuptoi”.

Yaya Touré vazhdon të jetë shumë i ndjeshëm për këtë situatë, por ka edhe zgjidhjen, në mënyrë që këtij fenomeni ti jepet fund: “Zgjidhja? Nëse një futbollist ofendohet, e gjithë skuadra duhet të largohet nga fusha, përfshirë tifozët e drejtuesit, dicka duhet bërë nga FIFA …”. “Nëse nuk ndërhyn, për fat të keq, pas ndonjë jave, apo ndonjë muaji, racizmi do të kthehet”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *