Kryeministri Edi Rama i ka dalë sot në mbrojtje një prej personazheve politikë më të sulmuar nga opozita për veprimet e tij të dyshimta, Vangjush Dakos. Ai u shpreh se Dako ka mundur disa herë ish-kryeministrin Berisha. Më tej Rama ka vijuar duke injoruar rivalitetin me kreun e PD-së Lulzim Bashën. Sipas tij, kur u arrit fitorja ndaj Berishës, përballja me Bashën nuk mund të konsiderohet.
“Vangjush Dako që i janë qepur për ta kthyer në shënjestër duke e treguar si njeriun e lidhur me krimin. E mundi Saliun, shtetin me gjithë hordhitë e tyre në 2007, në 2011, pastaj në 2013 e në 2017. I kemi mundur me herë të tëra Saliun me hordhitë e tij dhe nuk mundkërkemi dot Lulin? Lulin?
Më 30 qershor do i mundim dhe në Kukës, do i mundim shumë më thellë se ç i mundëm. Sepse s’ka demokratë të arsyeshëm që të thotë se në këto vite PD është bërë më e fortë dhe kryetari i PD është bërë më i zoti. Çfarë ka ndryshuar, çfarë ka bërë që kur humbën zgjedhjet? Zgjedhjet e 2017 i humbën duke qenë në qeveri dhe jo duke qenë në qeveri në pozicione dosido, po duke pasur pozicione kyçe e agjencitë e mëdha shtetërore. Nga Hipoteka tek OSHE, legalizimet dhe patjetër dhe Drejtorinë e Burgjeve se e kanë merak”, tha Rama.
TI berishen Berishen e munde duke u bere thirrje te hapur te gjithe qelbesirave kriminelve fashesteve komunisteve rilindasve dhe orgjisteve po do habitesh si do rrezohesh nga populli i ndershem jo nga kriminelet fashestet freshistet orgjistet rilinaseit por nga populli i thjesht e i varfer….
Mund luften me veten tende njehere. Au-iu ambulanca au-iu.
Medet, ti as nje familje me nje femije nuk e mban dot. Do te srejtosh shtet bytha jote…
Hordhi mrcenaresh mban ti nga mbrapa. Nxjerr keiminele nga burgu. Ke mbledhur llumin trafikant dhe kriminel.