• |
ide | kryesore

Rama injoron rivalitetin me kreun e PD: “Mundëm Saliun me hordhi dhe nuk mundim dot Lulin?”

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama i ka dalë sot në mbrojtje një prej personazheve politikë më të sulmuar nga opozita për veprimet e tij të dyshimta, Vangjush Dakos. Ai u shpreh se Dako ka mundur disa herë ish-kryeministrin Berisha. Më tej Rama ka vijuar duke injoruar rivalitetin me kreun e PD-së Lulzim Bashën. Sipas tij, kur u arrit fitorja ndaj Berishës, përballja me Bashën nuk mund të konsiderohet.

“Vangjush Dako që i janë qepur për ta kthyer në shënjestër duke e treguar si njeriun e lidhur me krimin. E mundi Saliun, shtetin me gjithë hordhitë e tyre në 2007, në 2011, pastaj në 2013 e në 2017. I kemi mundur me herë të tëra Saliun me hordhitë e tij dhe nuk mundkërkemi dot Lulin? Lulin?
Më 30 qershor do i mundim dhe në Kukës, do i mundim shumë më thellë se ç i mundëm. Sepse s’ka demokratë të arsyeshëm që të thotë se në këto vite PD është bërë më e fortë dhe kryetari i PD është bërë më i zoti. Çfarë ka ndryshuar, çfarë ka bërë që kur humbën zgjedhjet? Zgjedhjet e 2017 i humbën duke qenë në qeveri dhe jo duke qenë në qeveri në pozicione dosido, po duke pasur pozicione kyçe e agjencitë e mëdha shtetërore. Nga Hipoteka tek OSHE, legalizimet dhe patjetër dhe Drejtorinë e Burgjeve se e kanë merak”, tha Rama.



3 Comments

  1. TI berishen Berishen e munde duke u bere thirrje te hapur te gjithe qelbesirave kriminelve fashesteve komunisteve rilindasve dhe orgjisteve po do habitesh si do rrezohesh nga populli i ndershem jo nga kriminelet fashestet freshistet orgjistet rilinaseit por nga populli i thjesht e i varfer….

  2. Mund luften me veten tende njehere. Au-iu ambulanca au-iu.
    Medet, ti as nje familje me nje femije nuk e mban dot. Do te srejtosh shtet bytha jote…

  3. Hordhi mrcenaresh mban ti nga mbrapa. Nxjerr keiminele nga burgu. Ke mbledhur llumin trafikant dhe kriminel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *