• |
ide | kryesore

Rama vetëkrahasohet me Duçen, opozita do zhduket si në kohën e fashizmit

Arkiva, Kryesore



Nuk dihet nëse ka qenë një lapsus i pandërgjegjshëm apo një provokim i qëllimshëm, por Edi Rama sot nga Librazhdi nuk ka hezituar ta krahasojë veten me Duçen. Duke folur për djegien e mandateve të opozitës ai ka shkuar larg duke parathënë vdekjen e saj totale ashtu si një parti italiane në vitet e para të shekullit që shkoi.

‘Në vitin 2017 ata i humbën zgjedhjet duke qenë në qeveri. Ne mundëm Saliun duke qenë në pushtet dhe jo më Lulin me ‘fallxhoren’. Ata do shkrihen si një parti në Itali në vitin 1920. Kjo histori duhet të marrë fund. Ata nuk e kanë kuptuar pse humbin tha sot Rama.

Në fakt nuk është hera e parë që ai bën krahasime me kohën kur në Itali u vendos fashizmi i Musolinit pasi opozita u tërhoq në malin Aventino. Ai e përmendi këtë fabul edhe në intervistën në Rai me Bruno Vespën edhe pastaj në një intervistë tjetër. “Në Shqipëri opozita është jashtë parlamentit. Ata janë tërhequr në “malin Aventino” siç thoni ju italianët në një shprehje të përdorur gjatë epokës së regjimit fashist në Itali, pas largimit të disa deputetëve nga parlamenti pasi ishin kundër fashizmit, por unë nuk jam Duçja”, tha ai për të përditshmen“Libero” në një intervistë dhënë për drejtorin e kësaj gazete Pietro Senaldi.

Por nëse në krahasimet që bën përtej Adriatikut, Rama kujdeset të thotë se ai nuk është Duçja, në Librazhd ai e harroi fare këtë detaj.

Por çfarë fshihet pas tij dhe pse kryeministri shqiptar po e përdor gjithnjë e më tepër këtë fabul?

Në vitin 1924 opozita italiane braktisi Parlamentin në shenjë proteste kundër vrasjes së deputetit socialist Meteoti nga skuadrat fashiste. Të grupuar në një sallë tjetër të parlamentit, deputetët e opozitës e quajtën lëvizjen e tyre tërheqje në Aventino, sipas fjalimit të liderit socialist Filipo Turati.

Opozita italiane e mori shembullin e saj nga periudha e antikitetit, ku plebenjtë të cilët pasi fituan disa të drejta të ngjashme me patricët, për t’i ruajtur ato sa herë që u prekeshin, tërhiqeshin në njërën prej shtatë kodrave të Romës, në Aventino deri sa gjendja të ndryshonte.

Por kjo lëvizje e opozitës antifashiste italiane shpesh është kritikuar nga historianët sepse ajo i la Musolinit dorë të lirë të instalonte në Itali diktaturën e tij mizore, që do të merrte fund pas dy dekadash kur Duçen do ta varnin së bashku me të dashurën e tij në sheshin Loreto të Milanos.

Kur Rama e përmendi këtë histori për herë të parë në Itali ajo u interpretua si një provokim ndaj opozitës për faktin se ajo ende nuk e kishte prekur fundin. Por kur kjo histori përsëritet, madje duke hequr edhe frazën që tha për Libero: “Por unë nuk jam Duçja”, ajo nuk mund të konsiderohet më si një gafë.

Pasi vërtet opozita italiane e fillim viteve të shekullit të kaluar është kritikuar se me tërheqjen e saj në malin Aventino e bëri më të lehtë instalimin e një prej regjimeve më kriminale të Europës, zhdukja e saj në fakt nuk qe si pasojë e këtij gabimi, por e vendosjes së diktaturës fashiste.

Prandaj edhe krahasimi i kryeministrit është i rrezikshëm, sepse ai lë të hapur në Shqipëri, hipotezën se prej nga mund të zhduket opozita politike.

©Lapsi.al



17 Comments

  1. Shume te durojn.shume te servilosen.disa i ke bashkfajtor e bashkpuntor..ke te drejt me Popull dele..Ti je fundrina me keqe e ketij Vendi.I Peshtir e bastard

  2. i keni qr nga krahasimi me enverin, tek putini, erdogani e vajtet deri tek musolini….nderkohe rames po i gjuajne me veze e me cizme

  3. Ke katuni i balles te gjitha endrrat behen realitet. Nuk i ve faj se eshte ne presion te madh. Elisa do skenderbe sic italia e musos donte cezar. Vetem se do I duhet nje ushtri demagogesh 10-fishi i asaj te skenderbeut per tja fshire gjurmet 20 vjecare te kllounit.

  4. ca media kazan qe jeni ber. e dhat lajmin te shkurtuar dhe ne menyre tendecioze. Prandaj nuk ka per tu rrezuar Edi Rama se nuk rrezohet dikush me fake news. Un e degjova fjalimin dhe ai krahasoi opoziten me partin fashiste dhe jo veten me Ducen, po Lulin me Ducen. Nqs Edi Rama eshte ne rrugen e gabuar dhe ka gabuar rend ne menaxhimin e shtetit, dhe ju vazhdoni ta luftoni me armet e gabuara (fake news dhe shtremberime), thjesht po i beni nder e po e beni me te forte. tamam media kazan.

  5. ti benin Sales ate qe i kan ber Rames (miell, veze, boje e ku ta di un se cfar), do kishte shfarrosur gjysmen e policis, keshtu qe mos thoni karlliqe se te ishte Rama si Ducja ia fuste lapsin ne byth Bushatit dhe Lulit bashk, per te mos fol ku ia fuste Monikes.

  6. Çuni i Anetës ka qef të vetkrahasohet me Musolinin, por harron që:
    Musolini mori pjesë 2 vjet në luftën e parë botërore. Hitleri ishte 4 vjet në luftën e parë dhe u dekorua për trimëri. Stalini grabiste bankat me dhunë dhe për këtë u syrgjynos në Siberi. Enver Hoxha 3 vjet i kaloj në ilegalitet apo maleve. Fidel Castro po ashtu.
    Ky dhiaksi i Anetës, që kurr nuk ka jetuar vetëm se ka frikë dhe ankthe, për të vendosur diktaturë duhet të vras, mundësisht me dorën e tij.
    Meqënëse për të vrarë nuk ka këllqe, atëher ti lër batutat dhe të hap krahun.
    Ka bërë gati 1 Miliard dollarë pasuri. Le të iki atje ku ë ka planin. Të marr gruan, dashnoret, kalamajt e gruas, vëllezërit dhe ta shijoj jetën. Mos bëhet budalla si Gadafi.

    1. O hudalla kno doctenishte gjeja me e dujr. Duke sjkuar ne lufte civile do te veiteshkm me njeri tjeteit pasi asnjerit prej nesh nuk jane njohur ndinje e drejte pervec politikanve komunista. Thene kete evropa do te marketoje gjithe madheshtine e saj hipokrite ne te gjithe boten gjithashtu dhe amerika ( ne kete pike ) do ti bashkohej. Ka mbarua koha njerzimit. E ke parasyshe shprehejen “i pasuri do te pasurohet me shume” ? E pra shumzoje me dhjete se ti dhe une nuk keki patur dhe nuk kemi patur dhe nuk do te kemi ndonjehere te drejta. Pra me mire te vazhdojme kaosin qe krijuan keta toleruesit pozitivisto-liberal( qe ne fund justifikohen me “bota udhehiqet nga njerez te keqinj” ) dhe qe profesion ka diversifikacionin e realitetit, deri ne ate pike sa te shfarrosemi. Mdje docte te sygjeroja te digje veten para parlamentit ne shenje proteste vetemnper ti treguar botes se sa hipokrite jane. Jo se kane per ta rrujt karin per ty, se do dal bushati do thote mos u infektoni nga nostalgjia me ndihmen e frankenshtainit. Ehu keta tallin karin me ju vetem nga interneti.

  7. Po ja ngrejmë shumë vlerat Ramës duke e krahasuar me Musolinin.
    Musolini apo Hitleri , pamvarësisht se ishin kriminelë e u bënë shkak për vrasjen e milionave, e kishin aftësinë që të elektrizonin turmat me idenë nacional shoviniste të krenarisë kombëtare.
    Kurse Rama duke mbajtur kokën përpjetë si Musolini e duke luajtur aktorin komik, më shumë të bën për të qeshur me budallallëqet që thotë sesa të ndikojë tek patriotizmi shqiptar.
    Më shumë se Musolinin , Rama imiton me ate kokën që mban lartë, gazetarin e tij “të dashur”, Mero Bazen.
    Meroja në çdo palo shkrim të tij me gënjeshtra e thash e theme në gazetën e tij Tema, paraqet edhe portretin e tij me një pozë njëlloj si Musolini të cilit edhe i ngjet faktikisht nga koka..
    Hapeni gazetën Tema e do të bindeni se Rama ka ngjashmëri me Meron e Mero me Musolinin.

  8. Edhe drogaxhiu”gafurret” si Duçja,por zagaret e vet i merr xhuxha,si Braçe,Balla….por edhe Gent Cakajn nga Kosova,nderkoh qe kosovaret jan nga me shtatlartet ne Europe!Nuk eshte i sigurte,dhjet ne breke kur sheh
    dikë perafersisht me gjatesine e tij.D’Ramë Eskobari ka ik per lesh prej kohesh.Ne Berat pasi ishte droguar mire,tha,do pijme Beratin,dhe pas disa oresh perfundoi ne nje salle operacioni ne Berlin,per ti vene valvula zemeres.E gjitha kjo ne “fshehtesi”!
    (Ora News – Majko: Rama nuk më uroi për ditëlindje.. ja si përgjigjet kryeministri)
    P.Majko-I vetmi qe nuk me uroi per ditlindjen,ishte ky(E.Rama)
    E.Rama-Nuk e urova me sms,por jam i vetmi qe i kam çuar dhurate….dhe po filloi te tregoji se
    çfar dhurate i kam çuar…
    P.Majko-Nje shishe vere.
    E.Rama-Çfar doje ti?-ti hashashin nuk e do,keshtu qe…
    P.Majko-Mos e hapim ate temen e hashashit se….kushedi ku dalim tani.
    E.Rama-Vazhdo ndrro teme,se mos te dali ndonje gje.

  9. Ram tall karet me keta,kazani dhe kadrite I bejne reklame duke e krahasuar me burra shteti,te keqij por burra te vertete,keshtu kadri vazhdoni ti beni rreklame Rames dhe ne fund habiteni pse fiton apo jo zigur qorri

  10. Kur do ta kuptoni qe Rames ju thjesht po i beni nder, duke shkruajtur 700 shkrime ne dit per te (nje pjes e mire shkrime tendecioze dhe gati fake news). Nuk e kuptoni qe per Ramen cdo reklam e mir apo e keqe ngelet reklam? Rama do humbasi kur mediat te mos e pjerdhin me, kur ta harroj medja e te mos merret me me te, keni per ta par qe do e harrojn edhe njerezit (sic ka ndoshur me gjith te tjeret).

  11. Saliut i hanje mutin zotrote, e mundem thote. Beji lapidar Ilir Metes qe i dha duart Sales e te beri ty loqen me pushtet, o servil, spiun i gjermanit. I duket vetja i squt, kokrra k…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *